Fshati Sektor, Seman, në Fier, vijon të braktiset nga dita në ditë. Në këtë fshat  sot kanë mbetur fare pak familje, banorët besnikë të këtij fshati janë të moshuarit, pasi të rinjtë kanë ikur në emigracion.

Banorët tregojnë se një pjesë e mirë e tokave bujqësore kanë mbetur djerre, e për këtë ka ndikuar jo vetëm mungesa e fuqisë punëtore, por edhe çmimet  e larta të plugimit, frezimit, plehrave kimike  e fidanëve, çka shton edhe me tepër vështirësitë ekonomike.

“Toka nuk punohet me votat, çmimi i naftës  është dyfishuar gjithashtu edhe plehrat kimike e farërat janë dyfishuar, ndaj dhe të rinjtë janë detyruar ta braktisin fshatin”, thonë banorët/

Mjetet bujqësore që sot duhet të ishin duke punuar tokat gjenden në gjithë fshatin të mbuluara nga bari e ndryshku, madje disa fermerë i kanë kthyer në rafte për të vendosur vazot me lule ose për të nderur rrobat

Sot fshati ka vetëm një kopsht, i cili frekuentohet nga pak fëmijë, ndërsa me të rriturit shkollën e bëjnë në një tjetër zonë, dëshira e tyre është që dhe një ditë të largohen nga ky vend.

Top Channel