Blinken: Europa është e kërcënuar/ Pentagoni: Ushtria ruse është vetëm 25 km nga Kievi

04/03/2022 23:02

Pentagoni thotë se tashmë pushtuesit rus janë 25 km larg nga qendra e Kievit dhe 10 km nga qytetet Kherson dhe Chernihiv .

Nga Brukseli, ku ka qenë duke u takuar me krerët e BE-së dhe NATO-s pas samitit urgjent, Sekretari i amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri një analizë të zymtë të luftës.

Stabiliteti në Evropë  po varet në balancë dhe rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla po vihet në provë. Ka një numër gjithnjë e në rritje të vdekjeve të civilëve”.

Blinken tha se më e keqja me shumë mundësi nuk ka ardhur ende, ndërsa përsëriti qëndrimin e Perëndimit se nuk do të vendoset një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, pasi kjo ka të ngjarë të çojë në luftë të plotë.

Ndërkohë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane  tha se Rusia deri më tani ka lëshuar më shumë se 500 raketa dhe 92% e fuqisë luftarake është tani brenda Ukrainës

Në jug, nga ana tjetër po zhvillohen luftime të ashpra në qytetin e Kherson, i cili thuhet se ka rënë nën kontrollin rus .

Luftime ka edhe brenda Mykolaiv, në veri-lindje të Odessa, ndërsa për qytetin port të Mariupolit  shba thotë se Moska ka ndërmend ta rrethojë nga veriu dhe nga bregu.

 

Top Channel