Covid, më pak fluks tek mjekët/ Ulet numri i kërkesave për ndihmë dhe testimet

04/03/2022 15:21

Edhe në qendrat shëndetësore është ulur numri i pacientëve me COVID që ndiqen nga mjeku i familjes, ku në dy javët e fundit mesatarisht rezultojnë të infektuar 5 apo 6 persona në ditë. Për bluzat e bardha kjo është periudha më e qetë që prej fillimit të pandemisë.

Edhe ata pacientë të infektuar po e kalojmë sëmundjen shumë më lehtë, ndërsa karantinimi ka shkuar në 5 ditë. Rol të rëndësishëm sipas mjekëve ka luajtur procesi i vaksinimit, ku në popullatën mbi 16 vjeç 57% janë plotësisht të vaksinuar.

Në të gjithë vendin ka 1747 raste aktive me covid ndërsa 45 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv. Kjo situatë çoi dhe në lirim të kufizimeve, ku që prej të enjtes nuk ka më orë policore.

 

Top Channel