PS mbyll fushatën në Durrës/ Gjiknuri: Qyteti do të qeveriset nga njerëz që i kanë dhënë provat për punë

04/03/2022 19:15

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, në mbyllje të fushatës në Durrës u kërkoi qytetarëve të votojnë kandidaten Emiriano Sako.

Sipas Gjiknurit, Durrësi do të jetë me fat nëse drejtohet nga Emiriana Sako.

Mbi të gjitha do të keni edhe kryeministrin, deputetin tuaj, që do të thotë më shumë vëmendje dhe investime për Durrësin. Këtë e kam parë në Vlorë! Gjatë kohës që Edi Rama ishte deputet i Vlorës, ku qyteti u transformua plotësisht”.

Ka ardhur momenti që Durrësi të shkojë aty ku e ka vendin, sepse është portë hyrëse e Shqipërisë, u shpreh Gjiknuri para durrsakëve.

Të gjitha këto nuk janë thjesht projekte që qeveria do të nxjerrë, këto janë për të mirën e qytetarëve dhe do të ndryshojnë përditë jetën tuaj. Do të rritet vlera e pronës, do të ketë më shumë punësim”.

Sipas Gjiknurit, kandidatët demokrat janë dy përçarës, që e çuan dëm Partinë Demokratike.

Durrësi nuk ka përse të kthehet në një betejë se kush nga ata do të kryesojë Partinë Demokratike. Nuk u intereson qytetarëve të Durrësit kjo gjë. Qytetarët e Durrësit janë qytetarë europianë, janë njerëz të qetë dhe shikojnë nga zhvillimi.

Në Durrës është bërë shumë. U adresuan problemet e mëdha për tërmetin. Kush do i bënte këto? Vetëm një qeveri si e Edi Ramës. Rama dhe Partia Socialiste e tregoi që ka bërë shumë për Durrësin dhe për të gjithë Shqipërinë. Me në krye Anin, këto projekte dhe zhvillime do të vijojnë. Janë të gjitha në interesin tuaj”.

Top Channel