Tjetër mbrëmje e qetë në Tiranë, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Pak orë para zgjedhjeve të pjesshme vendore në gjashtë bashki, Shkodra ka nxitur debat në Mbledhjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Sot komisioneri rishqyrton kërkesën e Voltana Ademit për transferimin e qendrave të votimit që janë në zonat e mbuluara nga dëbora.
Marash Logu, përfaqësuesi ligjor i PD-së tha së është një përpjekje nga ana e Ademit për të dëmtuar procesin zgjedhor.
“Do donim te njiheshim me tre akte. Shkresa e Bashkisë Shkodër për caktimin e QV. Ajo mbështet Bardh Spahinë se edhe në zgjedhjet e tjera të njëjtat kushte kanë qenë”, tha Logu.
Dy ditë më parë, Celibashi tha se kërkesa nga kryebashkiakja e Shkodrës në detyrë, Voltana Ademi nuk mund të realizohet, për sa kohë ligji nuk e parashikon.
Nesër mbahen zgjedhjet në gjashtë bashki, Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën e zgjedhjeve të pjesshme .
Bashkia Shkodër është prej vitit 2019 pa kryetar të ri, pasi fituesi i zgjedhjeve, Valdrin Pjetri i Partisë Socialiste, e humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit, pasi kishte të fshehur një dënim në të shkuarën. Detyrën e ushtron kryetarja e vjetër e bashkisë, Voltana Ademi.
Edhe bashkia e Vorës mbeti pa kryetar pasi Agim Kajmaku u bë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Në bashkinë Rrogozhinë ndërroi jetë kryebashkiaku Haxhi Memolla, ndërsa kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, dha dorëheqjen pasi garoi për deputet në listën e PS-së.
Bashkia e Durrësit mbeti gjithashtu pa kryetar pas dorëheqjes në dhjetor 2019 të Valbona Sakos. Bashkia e fundit që mbeti pa kryetar është ajo e Lushnjës në korrik 2021, kur kryetari Fatos Tushe u shkarkua nga Kryeministri pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK.
Meta e argumentoi vonesën e tij të gjatë me pritjen e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.
Këto zgjedhje u mbajtën në një situatë konfliktuale politike, pasi opozita vendosi t’i bojkotojë ato, ndërsa vetë presidenti i kishte anuluar me dekret.
Para caktimit të datës ai u konsultua me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili tha se presidenti ka shkelur Kushtetutën për shumë kohë për këtë çështje.
Partia Demokratike nuk u thirr për konsultime nga presidenti, ndërkohë që shpallja e zgjedhjeve vjen në një moment kur partia më e madhe e opozitës është e përçarë.
Sot është heshtje zgjedhore për t’i lënë vendin procesit zgjedhor që do të nisë në orët e para të mëngjesit të së dielës.
sp_220305_kerkese_dhenie_autorizimi_QV
Top Channel