“Rusët i kemi vëllezër”/ Protesta në Beograd: Po çlirohet Ukraina

04/03/2022 22:40

Me mijëra qytetarë serbë u mblodhën në Beograd të premten në mbështetje të pushtimit rus në Ukrainë.

Folësit në tubim ishin udhëheqës të një lëvizjeje zyrtarisht të ndaluar të së djathtës ekstreme dhe ekstremiste Obraz.

Demonstruesit brohorisnin “Serbë, rusë, vëllezër përgjithmonë” dhe “Lavdi Serbisë, lavdi Rusisë”, disa prej tyre mbanin shenjën famëkeqe “Z”, një simbol që shpesh shfaqet në tanket dhe automjetet ruse gjatë pushtimit.

“Ukraina po çlirohet nga neonazistët, nuk ka asgjë më shumë për të thënë. Sistemi perëndimor depërtoi në Ukrainë, rusët, vëllezërit tanë, po e çlirojnë atë. Shpresojmë se po çliron të gjithë botën”.

Serbia, një anëtare aspirante e Bashkimit Evropian e cila në të njëjtën kohë ushqen lidhje të forta me Kremlinin, dënoi pushtimin rus në Ukrainë, por refuzoi të vendosë sanksione ndaj Moskës.

 

Top Channel