Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar: Më pak sulme ajrore, por Rusia po përparon

05/03/2022 11:21

Ka pasur më pak sulme ajrore dhe artilerie ruse gjatë 24 orëve të fundit se sa në ditët e mëparshme, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, sipas BBC.

Gjithashtu paralajmëron se forcat ruse ndoshta po përparojnë në qytetin port jugor të Mykolayiv .

Megjithatë, thotë se ka një mundësi se disa forca të anashkalojnë Mykolayiv për t’i dhënë përparësi përparimit drejt një porti tjetër, Odesa .

Ukraina vazhdon të mbajë Kharkiv , Chernihiv dhe Mariupol, ndërkohë që ka pasur raporte për luftime në rrugë në qytetin verilindor të Sumy.

Ka shumë të ngjarë që të katër qytetet të jenë të rrethuara nga forcat ruse, thotë ministria e mbrojtjes.

 

 

 

Top Channel