PD mbyll fushatën në Durrës/ Basha: Zotohem se besimin tuaj të dielën, do e kthej në reflektim të thellë

04/03/2022 19:06

Kryedemokrati Lulzim Basha u kërkoi demokratëve durrsakë të votojnë kandidatin Luan Hoti, “për t’i rikthyer Durrësit lavdinë që meriton”, siç u shpreh ai.

Në takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet lokale të 6 marsit, Basha nga Durrësi tha se besimin e demokratëve do ta kthejë në një reflektim të thellë personal dhe për Partinë Demokratike.

Do të luftoj për t’ia kthyer Durrësin durrsakëve. E njohim zemërimin e durrsakëve sa herë që nuk ia kemi dalë. Durrësi, porta hyrëse e vendit që në lashtësi, duhet të jetë porta e krenarisë dhe jo e turpit. Votoni Luan Hotin.

Derdhni heshtjen tuaj dhe zemërimin tuaj për numrin 8, për Luan Hotin. Sepse ai do të punojë për Durrësin ditë e natë. Në emër të PD-së ju zotohem se besimin tuaj të dielën do ta kthejmë në një rekletim më të thellë”.

Luan Hoti kërkoi votën e durrsakëve për “t’i dhënë fund marrjes peng të Durrësit, që Durrësin t’ua rikthejmë qytetarëve të Durrësit”:

“Ne zhvilluam një fushatë pozitive. Me një plan të qartë për t’ia ndryshuar faqen qytetit tonë të dashur. Pas dy ditësh, me votën tuaj, me votën tonë, do të ngjallim shpresën, do të hedhim hapat e parë për një fillim të ri, për një bashki dhe një Durrës ne shërbim te qytetareve. E diela e 6 marsit është dita në të cilën bashkia do të bëhet juaja! Është dita në të cilën me votën tuaj do të vendosni të jeni vendimmarrësit për të tashmen dhe të ardhmen e qytetit”.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel