14:33
Veliaj pret kryebashkiakun e Mykonos: “Mundësi për të mësuar nga më të mirët në turizëm”
Tirana dhe Mykonos do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre në fushën e turizmit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Kryetarin e Bashkisë së Mykonos, Konstantinos Koukas, me të cilin bisedoi për integrimin e bashkatdhetarëve tanë ne vendin fqinj, si dhe për shfrytëzimin e potencialeve ekonomike në të dy qytetet.