37-vjeçari i identifikuar si Iliaz Cali mbeti viktimë e një atentati që u krye ndaj tij natën e kaluar në autostradën Tiranë-Durrës.

Fillimisht policia dyshoi për aksident pasi mjeti u gjet i ndaluar jashtë rruge pasi, por gjatë kërkimeve pranë vendngjarjes u gjetën disa gëzhoja.

Ngjarja ndodhi përballë DHL-së, pranë mbikalimit të Rinasit.

Në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit”, njofton policia.

Makina nuk ishte në pronësi të Calit, por ishte e marrë me qira. Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja dhe ende nuk ka njoftim nga policia nëse janë identifikuar apo nëse ka të dyshuar si autor/ë të atentatit.

Top Channel