Zgjedhjet në Serbi/ Shaip Kamberi: Na duhen të paktën tre deputetë në parlament! Pa program konkret nuk do ulemi me asnjë qeveri sebe

03/04/2022 19:01

Ditën e sotme në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ku ka edhe shqiptarë të Kosovës, të cilët synojnë të jenë pjesë e parlamentit serb pas këtyre zgjedhjeve.

Kreu i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar, Shaip Kamberi, tha në një intervistë për Top Channel, se duhet minimalisht të fitojnë tre deputetë shqiptarë dhe të ulen në parlamentin serb, për t’i përfaqësuar në luftën e tyre të të drejtave të mohuara.

Teksa foli për procesin zgjedhor që po shkon drejt fundit, ai tha se janë një sërë arsyesh që kanë ndikuar në pjesëmarrjen e ulët të votuesëve, por pret që rezultatet të mos jenë zhgënjyese. Ai theksoi se shqiptarët duhet te përfaqësohen në parlament për ngritjen e nivelit të të drejtave të shqiptarëve, eliminimin e diskriminimit dhe problemeve të shumta të cilët i kanë shoqëruar për vite me radhë.

Gazetarja:  Z. Kamberi sot mbahen zgjedhjet presidenciale parlamentare në Serbi. Deri tani keni qenë përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, çfarë prisni prej këtyre zgjedhjeve.

Kamberi: Siç jemi deklaruar, shqiptarët nuk marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale, asnjë nga kandidatët në Serbi për president nuk ka pasur asnjë interesim diçka në interes për pakicat, prandaj kemi refuzuar t’i përkrahim ato zgjedhje. Zgjedhjet parlamentare, shqiptarët marrin pjesë me dy lista, të cilat synojnë përfaqësimin në parlament, që të angazhohemi për ngritjen e nivelit të të drejtave të shqiptarëve, eliminimin e diskriminimit dhe problemeve të shumta. Mosintegrimi në institucionet e shtetit dhe pasivizimi, një problematikë së fundmi shumë e theksuar që po zvogëlon numrin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, gati ka kryer pastrim etnik.

Çështja e mosnjohjes së diplomate të rinjve që studiojnë në universitetin e Kosovës dhe probleme të shumta, për të qenë në fokusin e deputetit të ardhshëm.

Gazetarja: Z Kamberi, ndarja në dy lista a e zvogëlon mundësinë e përfaqësimit të shqiptarëve në Kuvend.

Kamberi: Për zgjedhësin e zakonshëm do ishte më e zakontë orientimi në një listë natyrisht, ne nuk arritëm të kishim një marrëveshje të përbashkët por ka disa elementë që po ndikojnë në numrin e ulet të zgjedhësve të shqiptarëve. E para, mund të jetë një element edhe pse listat duhet ta kenë mundësinë ligjorë të shfrytëzimit të bonusit dhe plus 35% të votave që mbledh që mund të eleminohen pasojat negative në këtë aspekt. Çështja tjetër është muaji Ramazanit, njerëzit kanë filluar me vonesë votimit, do të përfundojë më herët votimi, kjo është një mungesë dhe një element tjetër. Kemi një numër më të madh të serbëve të Kosovës që kanë ardhur dhe po shkaktojnë tulluvi edhe në qytet dhe votime dhe ky është element që njerëzit hezitojnë. Kjo masë mund të jetë e prirur për incident. Është edhe ky element që po ndikon një numër i vogël, por deri në fund të orarit shpresojmë të arrijmë synimet tona.

Gazetarja: E përmendët pasivitetin e vendbanimeve për qytetarët që keni për të kërkuar dhe për të qenë më të zëshëm, folëm me qytetarët dhe na thanë që një prej brengave kryesore është kjo. Ka që jetojnë në Kosovë që ju merren dokumentet, por ka edhe të tjerë që kanë ardhur nga vendet europiane që thonë se lojën më të madhe kanë asimilimin dhe kjo i ka shtyrë për të votuar.

Kamberi: Asimilimi është proces administrativ. Problemi është se po trajtohet në mënyrë selektive vetëm ndaj shqiptarëve dhe komunave tona. Ka për qëllim uljen e numrit të shqiptarëve, ne Medjevë. Kjo ndikon edhe në mandatet në Kuvend që mund të marrin shqiptarët ku nga 8, kanë marrë 3. Kjo është temë që është ndaluar edhe në kushtetutën e Serbisë, prandaj duhet të jetë tema kryesore e mbarë politikës shqiptare. Duhet angazhim edhe nga Shqipëria, e cila është anëtare  e Këshillit të Sigurimit dhe mekanizmat e tjera.

Gazetarja: A ka ndikuar pasivizmi i vendbanimeve edhe në pjesëmarrjen e shqiptarëve në këto zgjedhje.

Kamberi: Sot më njoftuan disa njerëz që kanë dokumente valide dhe nuk janë në regjistrin e votimeve. Zyra jonë po bën verifikimin e qytetarëve a gjenden. Patëm disa raste që dolën që nuk janë, nëse kanë ndokumente valide dhe nuk gjenden ne regjistër, nuk do mund të votojnë prandaj ndikimi është i drejtpërdrejtë. Është temë e cila meriton trajtim më të madh dhe mund të zgjidhet vetëm nëse bashkëpunojmë me Shqipërinë dhe Kosovën dhe bashkisësinë ndërkombëtare që duhet t’i bëjë presion Serbisë për ta ndërprerë këtë praktikë që po shpopullon shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Gazetarja: Qytetarët nuk po votojnë për zgjedhjet presidencale, por një kandidat tjetër shqiptar , Z.Arifi ka votuar për zgjedhjet presidenciale. A mundet kjo të çojë në shpërbërje të shqiptarëve apo konflikt mes shqiptarëve. A egzsiton një mundësi që zoti Arfiti të ketë një bashkëpunim me presidentin aktual që mund të çojë  në dëm të shqiptarëve.

Kamberi: Krijimi i sistemit shumëpartiak në Serbi, shqiptarët kanë marrë pjesë vetëm njëherë në zgjedhjet presidenciale në vitet 90, kur kandidat ishte Sulejman Ulani  dhe ne e kemi përkrahur kandidaturën e tij. Në asnjë moment tjetër nuk kemi përkrahur kandidatët që vjen nga Serbia. Si listë parlamentare, ne partitë kemi thënë haptas që qytetarët të mos marrë fletëtvotim për president, pasi asnjë nga ta nuk ka një program të qartë që flet për të ardhmen e pakicave. Si i respektojnë të drejtat dhe standatet e BE-së dhe asnjëri prej tyre nuk ka shprehur interesimin për të kërkuar përkrahjen tonë. Prandaj kemi vendosur të mos i japim votën dikujt që s’do me u marr me neve. Cila është arsyeja që Arfi dhe lista e tij e përkrahin, nuk kam informacione. Fakti që nuk e kemi një listë të përbashkët, këtu qëndron arsyeja. Kur kemi pasur takim me partitë e tjera, qasja ime nuk i ka pëlqyer dhe ata kanë kërkuar pragmatizëm, Ky është të bashkëpunosh me Vuçiç dhe ta votosh, Kreun e një partie që është autore e botës serbe, e atij koncepti politik që në dy vitet e fundit po e destabilizon Ballkanin. Nuk ka një concept të qartë dhe është qeveria e parë kjo që shkoi që iu ka drejtuar shqiptarëve. Nuk shoh një motiv serioz për ta votuar Vuçiç, përveç kalkulimeve që pas zgjedhjeve të ketë ndonjë marrëveshje. Nuk besoj që sot mund të ketë incidente mes shqiptarëve, për me është me rendësi që shqiptarët të bojkotojnë listën. Le të shohim ça do të sjellin zgjedhjet, me rëndësi për ne është të fitojmë mandatin e deputetit. Ne nuk do ulemi me asnjë qeveri, me asnjë nga presidentët , pasi nuk kanë asnjë program të qartë se çfarë duhet dhe si do t’i trajtojnë kërkesat politikave të shqiptarëve.

Gazetarja: Për shkak të Aleksandër Vuçiçit nuk ka pasur edhe një bashkëpunim mes shqiptarëve që kanë përfunduar edhe në dy lista. Gjuha juaj është parë nga shqiptarët si e fuqishme por i ka penguar partitë shqiptarëve të bashkëpunojnë.

Kamberi: Kam pas një përcjellje të jashtëzakonshme nga të gjitha mediat, madje edhe ato të pavarurat në Serbi. Nuk ka pas asnjë rast që partitë të kenë pasur vërejte nga fjalimet e mia. Para krijimit të listës, për ndërtimin e listës, është koncepti politik që e kemi promovoar. Ky pragmatizëm po shihet si ti japësh votës Vuçiçit dhe për ne ka qenë e papranueshme që të kemi një rrugëtim të përbashkët me atë që do të bashkohen me Vuçicin, pas pasur një program të qartë për shqiptarët. Nuk mund t’i ulim kërkesat e shqiptarëve dhe nuk mund të pajtohemi me disa benefite, në  dëm të kërkesave të shqiptarëve. Disa nga çështjet që jemi të gatshëm të bisedojmë, por jo për emërimin e një shqiptari në zyrat e Beogradit pa pasur kurrfarë ndikimi.

Gazetarja: Egziston mundësia që z.Arifi të ketë një bashkëpunim pas zgjedhjeve me Vuçiç. Nëse ai vjen në krye të presidencës, çfarë do të thotë kjo për shqiptarët.

Kamberi: Kur voton në zgjedhjet lokale një qytetar, ai bisedon me partitë dhe kërkon diçka për ta dhënë votat. Partitë kërkojnë koalicione dhe kanë interesat e veta. Të japësh votën dikujt kot është jo logjike. Vota ndaj Vuçiç do të thotë që ka pasur biseda për të cilat ne nuk jemi në dijeni. Kur kemi pyetur nëse ka ndonjë ofert nga qeveria apo Vuçic në Serbi, nuk kemi marrë përgjigje. Nëse vota sot po jepet kot, mendoj se është gabim fatal. Nëse ka një marrëveshje, është mirë që opinion ta dijë. Ka parti të cilat me vite me radhë nuk kanë arritur të bëjnë diçka serioze. Për zgjedhjet presidenciale ata i ftojnë boshnjakët ta japin votën atje. Edhe Lugina e Preshevës po shkon në atë drejtim. Disa parti nuk po e njohin Serbinë, janë vetëm ankuese, por ka parti që duan të bisdeojnë për zgjidhjen e problemeve, të cilat duhen zgjidhur sa më parë. Unë shpresoj që nëse ka një marrëveshje, lë të zgjidhjen, por duke e njohur Serbinë, dyshoj. Nëse ka marrëveshje duhet të dihet. T’i jepet vota një kandidati presidencial pa asnjë edhe një fjali të vetme për shqiptarët, është naivitet.

Gazetarja: Çka nënkupton ardhja në pushtet në Serbi e Aleksandër Vuçiç, për shqiptarët sidomos atë të zonat ku janë të banuar me shumicë shqiptare. A është vazhdim i spastrimit etnik administrative, cilat do të jenë përfitimet dhe mos përfitimet e shqiptarëve nëse ai vjen në pushtet.

Kamberi: Vuçiç është pjesë e pushtetit për 12 vjet. Ka koordinuar shërbimet sekrete të shtetit dhe ketë 10-vjeçar, situata për shqiptarët vetëm ka degraduar. Na janë marrë shumë institucione rajonale shtetërore, që kanë qenë në Preshevë. Niveli i të drejtave të njeriut ka degraduar, pasi ai ka shprehur armiqësinë e hapur me Kosovën dhe jemi peng mes dy shteteve që përplasen mes veti. Do të përkeqësohet situata nëse ai vjen në pushtet. E vetmja mundësi e mirë do të jetë që dialogu të përshpejtojë, por Serbia nuk do e dojë. Janë ndryshime jopolitike që do e detyrojnë të ndërrojë qasje. BE e ka toleruar Serbinë të ringjallë politikat e viteve 90. Kemi ardhur te kuota serbe, gjithkund ku ka serb është rritur ndikimi. Ardhja e Vuçiç me siguri do e keqësojë situatën, vetëm nëse BE ndërhyn në përshpejtimin e dialogut. Pritet vetëm ndërhyrja e SHBA dhe BE-së.

Gazetarja: Cili është synimi yt, sa ulëse pritet të kenë shqiptarët në parlamentin e Serbisë?

Kamberi: Synimi prej fillimit ka qenë në tre ulëse, jemi tre partitë kryesore që kemi shtrirje rajonale. Do të shohim si do të vazhdimi, do duhet të presim. Nëse arrimë të marrim ulëse sa do qofshin, të vazhdojmë politikën rezistence duke kërkuar të drejtat tona, që janë të bazuar në standarte që i mbështet BE-ja.

Top Channel