Gjenden mbetjet kockore dhe kafka e një njeriu në zonën e Fushë Kuqes, pamjet nga vendi i ngjarjes

03/04/2022 16:30

Një kafkë dhe eshtrat e një njeriu janë gjetur rreth orës 13: 30, në fshatin Adriatik, në afërsi të Fushë-Kuqes, Kurbin.

Mësohet se kafka dhe eshtrat u gjetën nga banorët e zonës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

/E.Kola/

Top Channel