U arrestua për abuzim me të bijën, zbardhen alibitë e 61 vjecarit para Gjykatës: Ja kush ma ngacmoi vajzën, donin t’i bënin një surprizë dhe…

04/04/2022 11:37

Është zbardhur dëshmia e 61-vjeçarit Jani Kallanxhi, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të bijën 8-vjeçare.

Në dëshminë e tij Kallanxhi ka ngritur alibi që vajzën ja kanë ngacmuar persona të tjerë.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë Kallanxhi ka deklaruar se vajzën ja kishte marrë para disa diësh pronari një lokali së bashku me bashkëshorten, pasi donin ti bënin një surprizë. Pas kësaj ai tha se ka dyshime që personi në fjalë të ketë ngacmuar vajzën seksualisht.

Ai deklaroi gjithashtu se kishte kërkuar ndihmë vazhdimisht edhe në Bashki dhe në shoqata të ndryshme për ushqime dhe për të çuar vajzën në Tiranë, pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Burimet zyrtare nga Prokuroria e Korçës bëjnë me dije se akuzat e 61-vjeçarit për përfshirje të personave të tjerë janë vetëm alibi dhe se i vetmi person i vënë nën akuzë për ngacmim seksual të dokumentuar dhe me prova filmike dhe dëshmi është i ati i saj./E.Kola

Top Channel