“Jam kujdesur për vajzën, pasi…”, 61-vjeçari mohon abuzimin ndaj të bijës, por nuk bind Gjykatën. Lihet në burg

04/04/2022 10:20

61-vjeçari Jani Kallanxhi, që u ndalua të premten e shkuar nga Policia e Korçës, me akuzën e ngacmimit seksual të vajzës së tij të mitur 8-vjeçare, është lënë në masën e sigurisë arrest me burg pasi Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë.

Gjatë seancës së caktimit të masës së sigurisë dhe vleftësimin e ligjshmërisë së arrestit, bëhet me sije se 61-vjeçari ka mohuar akuzat e ngritura para gjykatës. Ai është shprehur se nuk i ka bërë asnjë gjë vajzës dhe nuk e ka ngacmuar atë.

Ai mësohet të ketë thënë para trupës gjykuese se është kujdesur për të bijën, pasi bashkëshorten e kishte të sëmurë.

Çështja e të miturës 8-vjeçare do të shqyrtohet gjithashtu edhe në Seksionin e të Miturve në Gjykatën e Korçës.

Si u zbulua abuzimi ?

Kanë mjaftuar vetëm pak ditë që prokuroria e Korçës të mund të sigurojë provat për dyshimet që ishin ngritur për Jani Kallanxhiun babain e vajzës. Familja pak ditë më parë kishte kërkuar mbështetje financiare në emisionin Fiks Fare, por ndërsa punonjësja sociale e bashkisë po merrej me rastin pikërisht për aspektin ekonomik të familjes ka vënë re sjellje të dyshimta të babait dhe vajzës e po ashtu e mitura është marrë në pyetje në praninë e psikologes ku ka treguar lidhur me veprimet e babait duke thelluar më tej dyshimet.

Në kushte të tilla, është kërkuar që prokuroria të hetojë rastin duke nisur nga vendosja e kamerave me zë dhe figurë e deri tek dëshmitë. Filmimet me prekjet në pjesët intime të vajzës nga ana e babait tani janë pjesë e dosjes hetimore ndërsa burime brenda grupit hetimor thane se është kërkuar që vajzës t’i bëhet ekspertiza mjeko- ligjore për të parë nëse me të janë kryer marrëdhënie seksuale më herët.

Sakaq vajza është dërguar në një qendër sociale për të miturit në kryeqytet ndërsa nëna e saj vuan nga probleme të rënda të shëndetit mendor./ E.Kola

Top Channel