Rënia e interesit për t’u vaksinuar ndaj Covid-it ka detyruar autoritetet shëndetësore që të caktojnë koordinatore në çdo qendër shëndetësore të cilët identifikojnë qytetaret e pavaksinuar.

Vetëm 35 % e të rinjve 18-24 vjeç janë vaksinuar me dozë të parë , të tjerët e kanë refuzuar vaksinën anti Covid .

Të gjithë mjekët e familjes janë porositur të bëjnë punë bindëse me pacientët për t’u vaksinuar në mënyrë që mbulesa vaksinale të arrijë në 70%.

Janë vetëm 266.894 qytetarë, të cilët janë vaksinuar me dozë të tretë ndërkohë që muajt kalojnë dhe mbrojtja imunitare bie. Ndaj ekspertët rekomandojnë për të gjithë ata që kanë kaluar 6 muaj nga doza e dytë duhet të bëjnë dozën buster.

Por kështu, ata të cilët ende nuk kanë bërë dozën e parë apo të dyte në mënyrë që edhe nëse nën variantin “Omicron Ba2” është i pranishëm, të mund ta kalojnë me simptoma të lehta.

Top Channel