Partia e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic do të ketë shumicën në legjislacionin e ri të Kuvendit të Serbisë.

Duke deklaruar se nuk ka aleat më të ngushtë sesa Aleanca minoritare e Hungarezëve të Vojvodinës dhe, së fundi, mos përmendja e partnerit të deritanishëm të koalicionit, Ivica Daçicit, Vucic, sipas mediave në Kosovë, tregoi njëfarë zemërimi me SPS-në dhe në një far forme hapi derën për një qeveri të re.

Ajo që na pret është të përpiqemi të bëjmë shumë gjëra në periudhën e ardhshme, mësova se janë të rëndësishme veprat dhe rezultatet, ku nuk ishim mirë dhe ku dy lista kanë pësuar goditje të mëdha, ato janë lista jonë dhe lista e Dragan Gjilasit, ku për shkak të zënkave tona, të tjerët e përdorën dhe morën pikë të lehta”, tha ai.

Unë jam i bindur se SNS do të arrijë të mbajë sternën dhe harkun e anijes, pa u devijuar djathtas sepse ajo sjell probleme. Ne do kemi një qeveri shumë të qëndrueshme dhe shumë të fortë. Ne kemi marrëdhëniet më të ngushta me Unionin e Hungarezëve të Vojvodinës”, tha presidenti serb, raporton nova.rs. Vuçiç sakaq nuk foli për Daçicin, e konsideruar një kundërshtar të madh të shqiptarëve. Nëse projeksionet e tij janë të sakta, socialistët më shumë sesa u dhanë analistët dhe më shumë se sa duket sesa ai synonte, që do të thotë se SNS mund të formojë një qeveri me pakicat dhe se nuk do të ketë nevojë për votat e Daçicit.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës më në krye me deputetin Shaip Kamberi ka fituar besimin e 0,3 për qind të qytetarëve, përkatësisht do të jetë zë i vetëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë pasi që Partia tjetër shqiptare, “Alternativa për Ndryshim” e Shqiprim Arifit për momentin ka 0.09 për qind.

Top Channel