Rama publikon pamjet nga salla e re VIP në aeroportin “Nënë Tereza”: Kërkohen punëtorë, paga 60 mijë lekë e lart

03/04/2022 13:40

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet nga salla e re VIP në aeroportin “Nënë Tereza”.

Rama bën me dije se po punohen detajet e fundit në sallën e re për udhëtarët, ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart.

Ndër të tjera shton se aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi po përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron. Në imazhe duket se janë përdorur motive popullore shqiptare për t’i dhënë një pamje tjetër kësaj salle VIP.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel