Vrasja e civilëve në Bucha, reagon Rama: Duhet të nisë hetimi i pavarur i krimeve të tilla

03/04/2022 21:52

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjeve makabre të civilëve në Bucha të Ukrainës, ngjarje të cilën e ka cilësuar si mizori.

Në një reagim në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se pamjet janë tronditëse dhe duhet bërë gjithçka që të nisë hetimi i pavarur për krimet e tilla në luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në Bucha të Ukrainës janë tronditëse. Duhe bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Sa dhimbje dhe sa turp”, shkruan kreu i qeverisë.

 

Top Channel