Detaje nga atentati në autostradë/ Viktima Iljaz Çali u qëllua me 6 plumba, ishte aksioner në kompaninë…

04/04/2022 10:30

Shenjestra e atentatit të një nate më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit, udhëtonte i vetëm në makinën tip ‘Land Rover’.

Gazetarja Anila Hoxha, zbardh për Top Channel, të tjera detaje nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë 37-vjecari Iljaz Cali. Hoxha tha për Top Channel, se 37 vjecari është qëlluar me 6 plumba në makinën me të cilën udhëtonte.

Ndërkohë nga një ekstrakt i QKR, ai rezulton të jetë aksioner në kompaninë ‘Çali Metal SHPK’, me objekt shfrytëzimin dhe përpunimin e mineralit të kromit, eksport i tij.

“Organizim i transportit të udhëtarëve dhe mallrave me mjete të agjencive turistike dhe të shitjes së biletave për udhëtime brenda dhe jashtë vendit. Në fushën e tregtisë, import-eksport me shumicë dhe pakicë të mallrave industrial, ushqimore” thuhet ndër të tjera në përshktrimin e aktivitetit të kompnaisë në ekstraktin e QKR.

Gjithashtu, 37-vjecari Iljaz Çali nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit. Disa vite më parë, gjatë një operacioni të policisë, policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e tij, rreth 682 rrënjë kanabis sativa. Asokohe Cali u shpall në kërkim ndërsa nëna e tij, Xhemile Cali u arrestua për kultivim kanabisi. Aksioni u ndërmor nga blutë e shtetit, në korrik të 2016 pas megabritjes në aeroportin e ‘Nënë Tereza’.

Si u vra Iljaz Çali?
Mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate, ndaj makinës me të cilën udhëtonte 37-vjecari Iljaz Cali u qëllua me breshëri plumbash, ç’ka solli daljen e tij nga rruga dhe përplasjen me trafikndarësen në autostradë.

Fillimisht nga policia u dyshua për aksident, nisur edhe nga inspektimi i parë në vendin e ngjarjes, ku trupi i 37-vjecarit u gjet i shtrirë në rrugë, po konstatimi i gëzhojave në vendngjarje, ndryshoi pistën e hetimit, ndërsa policia tha se bëhej fjalë për një atentat. Sakaq hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet që cuan në vrasjen e 37-vjecarit Cali si edhe autorët e këtij atentati.

Top Channel