Nga lidhja me paratë e Rinasit, te arrestimi i të ëmës për kanabis, kush është Iljaz Çali, shenjestra e atentatit në autostradë

04/04/2022 09:14

37-vjecari Iljaz Çali që mbeti i vrarë dje në atentatin e tipit mafioz, në autostradën Tiranë-Durrës, nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit.

Disa vite më parë, gjatë një operacioni të policisë, policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e tij, rreth 682 rrënjë kanabis sativa. Asokohe Cali u shpall në kërkim ndërsa nëna e tij, Xhemile Cali u arrestua për kultivim kanabisi. Aksioni u ndërmor nga blutë e shtetit, në korrik të 2016 pas megabritjes në aeroportin e ‘Nënë Tereza’.

Personi në foto është viktima e atentatit, ndodhur mbrëmë pak para mesnatën në kthesën e Rinasit.

Si u vra Iljaz Cali?
Mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate, ndaj makinës me të cilën udhëtonte 37-vjecari Iljaz Cali u qëllua me breshëri plumbash, ç’ka solli daljen e tij nga rruga dhe përplasjen me trafikndarësen në autostradë.

Fillimisht nga policia u dyshua për aksident, nisur edhe nga inspektimi i parë në vendin e ngjarjes, ku trupi i 37-vjecarit u gjet i shtrirë në rrugë, po konstatimi i gëzhojave në vendngjarje, ndryshoi pistën e hetimit, ndërsa policia tha se bëhej fjalë për një atentat. Sakaq hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet që cuan në vrasjen e 37-vjecarit Cali si edhe autorët e këtij atentati.

Top Channel