Tmerret e luftës! Nëna rrëfen si varrosi djalin e saj, të vrarë nga ushtarët rusë në Bucha

04/04/2022 09:50

Forcat ukrainase u rifutën një ditë më parë në zonat afër kryeqytetit Kiev pasi rusët u tërhoqën. Ata raportuan më pas se gjetën qindra trupa dhe varre masive në qytetin e Bucha.

Civilët e vrarë janë kudo në rrugët e qytetin, të ekzekutuar pasi u ishin lidhur këmbët dhe duart.

Një grua tregon mes dhimbjesh dhe lotësh se si varrosi me duart e saj djalin e vogël, pasi ia vranë ushtarët rusë. Ajo tregoi historinë e rëndë për gazetarin e BBC-së, Jeremy Bowen.

Kryetari i bashkisë së Buchas tha të shtunën se gjatë sulmit njëmujor ushtria ruse kishte vrarë 300 banorë. Viktimat ndodheshin në një varr masiv e të hedhur në rrugë.

Rusia ka mohuar më parë se ka vendosur në objektiv civilët dhe ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte gjatë kryerjes së atij që e quan, operacion special ushtarak.

Ndërkohë autoritetet ukrainase njoftuan se forcat e saj kishin në zotërim të gjitha zonat përreth kryeqytetit, duke rimarrë kontrollin e plotë të rajonit për herë të parë që kur Rusia nisi sulmin më 24 shkurt.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel