Ukraina ka njoftuar se ditën e sotme do të jetë funksional korridori humanitar në qytetin juglinor të Ukrainës, Mariupol.

Pavarësisht vonesave dhe vështirësivë për të mbajtur të hapur rrugën për evakium, autoritetet ja dolën që ta vënë në funksion këtë korridor humanitar, i cili do të funksionojë vetëm për transportin privat. Tashmë pesëmbëdhjetë autobusë janë nisur nga Zaporizhzhia për në Mariupol.

Ditën e djeshme, shtatë autobusë të shoqëruar nga një delegacion i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq arritën në Manhush, tha Vereshchuk. Nëse kolona e shoqëruar arrin në Mariupol, do të ishte rasti i parë i evakuimit të organizuar me autobusë nga qyteti i bombarduar.

Ndërkhë vazhdon evakuimi i njerëzve nga Severodonetsk, Popasna, Lysychansk, Rubizhne dhe fshati Nyzhnie i rajonit të Luhansk të cilët kanë parë bombardime intensive dhe pushtime të rënda.

Top Channel