Lituania është bërë shteti i parë në Bashkimin evropian që ka refuzuar importet e gazit rus.

Kryeministri i vendit Ingrida Simonytė, edha lajmin me anë të një postimi në ‘Twitter’ ku tha se që tani e tutje, Lituania nuk do të konsumojë më asnjë cm kub nga gazi ‘toksik’ rus.

Ndërkohë Bashkimi Evropian është zotuar të reduktojë konsumimin e gazit rus me 66%, deri në fund të këtij viti.

Bashkimi Evropian varet nga Rusia për rreth 40% të gazit të saj natyror. Rusia gjithashtu furnizon rreth 27% të importeve të saj të naftës dhe 46% të importeve të qymyrit. Marrë së bashku, kjo tregti vlen dhjetëra miliarda dollarë në vit për Rusinë.

Ajo ka premtuar të diversifikojë furnizimet e saj me energji më parë, veçanërisht në vitin 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina. Është bërë pak përparim, pjesërisht për shkak se Gjermania – konsumatori më i madh i energjisë i Rusisë në Evropë – nuk donte të lëkundte varkën me Moskën.

Top Channel