Vrasje në autostradë! Ekzekutohet Iljaz Çali, prokuroria ka dy pista hetimi

04/04/2022 11:58

Iljaz Çali mbeti i vrarë mbrëmjen e të dielës në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Viktimës iu bë një pritë tek sa ai udhëtonte me  automjetin tip ‘Land Rover’ të marrë me qira, kur u qëllua me breshëri armësh. Mjeti është dërguar për ekspertizë këtë të hënë në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Atentatorët ishin pozicionuar rreth 100 metra larg dhe në momentin kur kanë lëshuar një breshëri automatiku drejt automjetit të Çalit, ai ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës e si pasojë u përplas me bordurën anësore të rrugës.

Informacionet e para jo zyrtare nga grupi hetimor thonë se ai është qëlluar me 6 plumba po ashtu po hetohet nëse ka pasur shkëmbim zjarri.

Veprimet e policisë për këtë vrasje vijuan edhe me disa kontrolle në spitalet e Tiranës,  nëse ndonjë person i plagosur mund të kishte shkuar për mjekim.

Nga të dhënat e para siguruar prej grupit hetimor është se Cali është aksioner në një minierë në Veri të Shqipërisë.

Në skedarët e policisë së shtetit ai rezulton një emër jo i panjohur për agjencitë ligj-zbatuese.

Pas grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit në Korrik 2016 policia përfshiu në kontrolle edhe banesën e Iljaz Çali, në Fushë Krujë,  ku u zbuluan  682 rrënjë kanabis.  Atë kohë sipas njoftimeve të Policisë së Shtetit u vu në pranga nëna e viktimës, Xhemile Çalin.

Vetë Çali do të arrestohej disa javë më pas.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel