Ukraina akuzon Rusinë për ‘masakër’ në Bucha, thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale të nisë hetimet

03/04/2022 17:14
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Kuleba

Dmytro Kuleba i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale të shkojë në Bucha për të mbledhur prova dhe të nisë hetimin për krime luftë nga rusia.

Qyteti u çlirua rusët këtë fundjavë dhe që atëherë janë shfaqur imazhe të rënda të njerëzve të vrarë dhe infrastrukturës së shkatërruar.

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës i ka dërguar tashmë një kërkesë GJNP-së dhe pret nisjen e hetimeve.

“Ne jemi ende duke mbledhur dhe duke kërkuar trupa, por numri tashmë ka shkuar në qindra. Trupat e pajetë shtrihen në rrugë. Ata vranë civilë nga këto fshatra dhe qytete.” tha ministri.

Ai pretendoi se Rusia është “më e keqe se ISIS”, duke shtuar.

Top Channel