E enjte, 27 Tetor 2022
15:35
Kërkesat e grave me kancer/ Kërkojnë mbështetje financiare, psikolog dhe të futen trajtimet e reja

Gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit, i kanë parashtruar një sërë kërkesash jetike grave parlamentare dhe Ministrisë së Shëndetësisë në mënyre që t’ua lehtësojnë si trajtimin mjekësor gjatë betejës së tyre, por dhe më pas.

15:26
Nëna dhe këlyshi i elefantit shpëtohen mrekullisht nga balta pas 2 ditë të bllokuar në tokën e lagësht (fotogaleri)

Imazhe emocionuese janë publikuar sot të një operacioni të vështirë për shpëtimin e një nëne elefant dhe këlyshit të saj që ishin bllokuar në një grackë vrasëse balte natyrore ne Kenia.

15:23
Rrezikoi tragjedi, nis punën fabrika në Porto Romano/ Banorët kërkojnë mbylljen: Bombë atomike në mes të lagjes!

Një ditë pas rrezikut për një shpërthim të mundshëm nga rrjedhja e pakontrolluar e gazit në një zonë të banuar në Porto Romano të Durrësit, fabrika ku ndodhi incidenti ka vijuar punën normalisht.

15:21
Fier/ Baballarët mbanin peng fëmijët, ndërhyn policia, i kthen te nënat e tyre dhe në shkollë

Një situatë dramatike u krijua në Levan të Fierit, kur 6 fëmijë refuzuan për disa orë të shkonin me nënat e tyre pas problemeve me ligjin që kanë baballarët e tyre të divorcuar.

15:11
Të rinjtë e Mural Art në Tiranë, eventi artistik që mundëson Coca-Cola

Tre murale të reja, frymëzuese artistike finalizuan sot Mural Art në Tiranë.

15:09
Aleanca e re, Berisha-Meta/ PD dhe PL, me kandidatë të përbashkët në të gjitha bashkitë

Sali Berisha dhe Ilir Meta vulosën bashkëpunimin e ri politik për zgjedhjet e pranverës.

14:58
Nuk ndalen sulmet në Ukrainë, sistemi energjetik po dëmtohet akoma më shumë

Prej kohësh Ukraina po përballet me sulme të vazhdueshme të cilat kanë shkatërruar sistemet energjitike.

14:55
Mori 6 mijë euro ryshfet për të ndryshuar një vendim/ SPAK kërkon 4.6 vite burg për gjyqtaren Mimoza Margjeka

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vite e gjashtë muaj burg për gjyqtaren Mimoza Margjeka, e arrestuar një vit më parë me akuzën e korrupsionit.

14:47
Mbërrin në Tiranë Presidentja e Komisionit Europian, pritet nga kryeministri Rama

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas Prishtinës, ka mbërritur këtë pasdite në Tiranë, për një vizitë zyrtare.

14:46
Një nëntor i shkëlqyer por ama vetëm për këto shenja të zodiakut…

Astrologët theksojnë se muaji nëntor do të jetë një muaj i favorshëm dhe do të ofrojë shanse të shumta për të arritur atë që dëshironi.

14:45
Zgjedhjet vendore/ Belind Këlliçi zyrtarizon kandidaturën, do garojë në primare për Bashkinë e Tiranës

Belind Këlliçi zyrtarizon kandidaturën për të garuar në primaret e PD për zgjedhjet e 14 majit, për Bashkinë e Tiranës.

14:42
BE, 75 mln euro Kosovës/ Ndihma urgjente për krizën e energjisë elektrike, për bizneset dhe të varfërit

Si pjesë e vizitave në Ballkanin Perëndimor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, këtë të enjte ndaloi në Prishtinë.

14:41
Analiza e Spanjës, pse nuk po dominon më në Europë?

Quajeni Europa League. Kur mungon edhe një raund nga fundi i fazës së grupeve në Champions, Spanja e di që në 1/8 e kompeticionit do të shkojë vetëm Reali i Madridit, kampioni në fuqi.

14:30
BE: Po punojmë për gjetjen e një zgjidhjeje për targat

Bashkimi Evropian edhe një herë ka përsëritur thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që në ditët në vijim të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të çojnë deri te përshkallëzimi i situatës dhe se blloku evropian me partnerët po vazhdon intensivisht punën për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave.

14:13
Kokaina në port/ Arrestohet biznesmeni Gentian Malindi, ishte porositës i drogës

Ishte në kërkim për sasinë e kokainës në portin e Durrësit, sekuestruar në 2019, arrestohet nga policia Gentian Malindi.

14:00
Vinicius zbulon ku e sheh veten pas 5 vitesh: Reali do jetë më i fortë, Benzema doli nga hija e CR7

Vinicius Junior është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë për trajnerin Carlo Ancelotti në radhët e Real Madrid. Sulmuesi këtë sezon duket edhe më i maturuar e në 17 ndeshje deri më tani në të gjitha kompeticionet regjistron tetë gola dhe pesë asiste për fanellën e Los Blancos.

13:49
Sundimi i ligjit, Kosova më mirë se Shqipëria: Pika e fortë- qeverisja e hapur!

Teksa grafiku i World Justice e vendos Shqipërinë 4 vende poshtë Serbisë që është e 83-ta, Kosova është shumë herë më lart, në vendin e 57-të në rang global.

13:48
Cisterna nga rrodhi gazi, e pacertifikuar! Firma në Porto Romano nuk njofton masa për parandalimin e incidenteve të tilla

Cisterna nga rrodhi gazi një ditë më parë në Porto Romano nuk e ka pasur një certifikatë për t’u përdorur për këtë qëllim.

13:35
Pacientët me kancer kërkojnë mbështetje financiare/ Fond të posaçëm, rimbursim ilaçesh dhe shërbime të specializuara

Tetori nuk është vetëm muaj ndërgjegjësimi për kontrolle, por edhe sesi mund të përballen personat e prekur me kancerin e gjirit.

13:08
I kujtojnë sulmet ndaj njëri tjetrit/ Sa e moralshme është marrëveshja e 14 majit? Ja si përgjigjen Berisha e Meta

Me firmosjen e marrëveshjes së 14 majit, Sali Berisha dhe Ilir Meta duket se kanë hedhur pas krahëve sulmet në adresë të njëri tjetrit, për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit bërë në adresë të njëri tjetrit, por nuk mund t’i shmangen interesimit të mediat për to, ndërsa firmosin marreveshjen.

13:00
Monika Kryemadhi thirret në SPAK për incerenatorin e Elbasanit: Dorëzova prova të reja të mashtrimit!

Ish-kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është thirrur sot para Prokurorisë së Posaçme SPAK, për të dëshmuar për incerenatorin e Elbasanit.

12:53
Belind Këlliçi kandidat për Bashkinë e Tiranës? Berisha: Ka shprehur dëshirën, por…

Berisha: Kandidati për qytetar të parë të Tiranës, do të dalë nga primaret. Përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë, të pashembullt ndonjëherë në historinë e këtij vendi që synon të përmbysë praktikat e vjetra të zgjedhjes së përfaqësuesve. Këllici ka shprehur dëshirën, e përgëzoj plotësisht, sikundër përgëzoj secilin që vendos […]

12:46
“Do fitojmë Tiranën dhe shumicën e bashkive”! Meta: Marrëveshja me PD-në, për t’i rikthyer pushtetin qytetarëve

Marrëveshjen që firmosi këtë të enjte me Sali Berishën, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e cilëson si garancinë për rezultate pozitive të opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

12:39
Bashkë me Metën në zgjedhjet vendore, Berisha: Marrëveshje historike! Fitore e sigurt e opozitës

Sali Berisha e ka quajtur marrëveshje historike, paktin e nënshkruar pak më parë me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, që dy liderët të bashkojnë forcat për zgjedhjet e 14 majit.

12:31
Dokumenti/ PD-PL firmosin marrëveshjen me 6 pika për zgjedhjet e 14 majit

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë firmosur sot marrëveshjen elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.

12:25
Fasha “800” mbetet në fuqi/ Rrëzohet kërkesa e opozitës, më 1 nëntor mund të rritet çmimi i energjisë

Ndër debate, Enti Rregullator i Energjisë ka hedhur poshtë kërkesën e deputetes Jorida Tabaku për të anuluar fashat 800 kilovat/orë në muaj për familjarët.

12:25
Zyrtarizohet marrëveshja elektorale, Berisha e Meta bashkë në zgjedhjet vendore

Finalizimin e marrëveshjes mes PD e PL për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, Sali Berisha dhe Ilir Meta e firmosën mesditën e sotme.

12:09
BE-ja do të ndajë 75 milionë euro për Kosovën për të zbutur krizën energjetike

Bashkimi Evropian pritet të ndajë 75 milionë euro si ndihmë të menjëhershme për Kosovën në përballimin e krizës energjetike.

12:01
Rrjedhja e gazit në Porto Romano, ISHTI: Cisternës nuk i ishin kryer kontrollet! Kishte mungesë dokumentacioni

Pas kontrollit të ushtruar në ambjentet e Porto Romanos, ku një ditë më parë u shënuan rrjedhje gazi, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka dalë në përfundimin se Cisterna e ‘Gaspoëer’ nuk kishte kryer kontrollet e duhura.

11:46
Megaoperacion në Itali, shkatërrohet banda shqiptare! Lidhje me Ndranghetën e baza në Brazil

Më shumë se 200 forca policore e komando kanë marrë pjesë në megaoperacionin “Magma”, të ndërmarrë në Itali, ku forcat vendase të rendit kanë shkatërruar një grup kriminal italo-shqiptar e kanë vënë në pranga 24 persona.

11:36
Konferenca vjetore e Banksë së Shqipërisë/ Sejko: Inflacioni 8%, më i larti i regjistruar që prej vitit 1998

Guvernatori Gent Sejko tha sot se inflacioni në vend, shënoi rritje të shpejtë gjatë vitit 2022, duke arritur nivelin 8% në tremujorin e tretë, nivel ky më i larti i regjistruar që prej vitit 1998, sipas tij.

11:32
Rrjedhja e gazit në Porto Romano, nis hetimi ndaj administratorit të kompanisë së gazit

Një ditë pas situatës së rrezikshme me të cilën u përball komuniteti i zonës së Porto Romanos, policia e Durrësit ka nisur procedim penal për ndotje ambienti dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë ndaj administratorit të kompanisë së gazit.

11:23
Ermal Meta kthehet në Shqipëri si shkrimtar me librin “Nesër e Përgjithmonë”/ Veliaj: Manual i një reflektimi të madh kombëtar

Artisti i njohur shqiptar, Ermal Meta është rikthyer në Shqipëri, kësaj here jo si këngëtar, por me petkun e shkrimtarit, për të prezantuar librin e tij të parë “Nesër e përgjithmonë”.

11:12
Hapja e dosjeve/ Veliaj: Ligji ishte mënyra e duhur për t’u ndarë nga e shkuara e hidhur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shfrytëzoi takimin promovues për librin e ri të këngëtarit Ermal Meta, “Nesër e përgjithmonë”, për të folur për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe ligjin e miratuar në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ai tha se ishte vendimi i duhur për shoqërinë shqiptare.

11:11
Gjermania në krah të Kosovës: Ka të drejtë për targat, por nuk duam trazira!

Mesazhi i Perëndimit tashmë po përvijohet qartë, fillimisht me SHBA-në që pohoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa RKS është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, dhe në se në parim, nuk kanë mospajtime për të.

11:02
“Përgjigjet e Ministrisë të pjesshme”, Sindikata e Pedagogëve: Bojkoti i mësimit do të vijojë

Sindikata e pedagogëve shprehet se kjo javë do të mbyllet me bojkot të mësimit në universitete.

10:59
“Do të bllokojmë të gjitha kalimet dhe hyrjet nga veriu në Kosovën”, kryetari i Listës Serbe paralajmëron trazira pas përfundimit të afatit për targat

Sinjalet e para se trazirat, të cilave u druhet kaq shumë Perëndimi, mund të shpërthejnë vërtet në Kosovë, erdhën nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, i cili paralajmëroi bllokimin e rrugëve në veri nëse Prishtina ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe.

10:43
Kënga e re e Shakira-s bën për “ujë të ftohtë” të dashurën e Pique-s, largohet nga kompania e futbollistit!

Së fundmi, ylli i muzikës pop Shakira ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Ozuna.

10:37
Ursula von der Leyen në Kosovë shprehet për çështjen e targave: Rregullat duhet të respektohen!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

10:25
49-vjeçari i dënuar për vrasje qëllon me armë ndaj policisë në Shkodër (Emri)

Një 49-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve në Shkodër, teksa këta të fundit po zhvillonin një aksion për kapjen e tij.

10:06
Ylli i Anglisë me “bodyguard” në Botëror: Më mbron në fushë, ne plotësojmë njëri-tjetrin!

Jude Bellingham po shkëlqen me fanellën e Borussia Dortmund, ndërsa pritet të jetë edhe një nga yjet më të shndritshëm në Botërorin e Katarit teksa trajneri Gareth Southgate është i gatshëm t’i besojë 19-vjeçarit një rol prej protagonisti.

10:06
Një fitore si shpresë për kualifikimin, Ballkani sfidon çekët në Prishtinë!

Ballkani i Ilir Dajës vijon të mbetet në “valle”për t’u kualifikuar nga Grupi G i Conference League.

09:54
Uells/ Mbrojtën shtëpinë e barit shqiptarët në gjyq! “Vranë polakun”

Pesë shqiptarët e dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Tomasz Wag i mohojnë të gjitha akuzat para gjykatës londineze.

09:42
Dhjetëra të vrarë gjatë një sulmi në një tempull në Iran

Pesëmbëdhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm në mauzoleumin Shah Cheragh në qytetin iranian Shiraz, ka njoftuar agjencia e shtetërore e lajmeve iraniane Irna.

09:33
Sundimi i ligjit/ Çfarë do të thotë dobësimi i tij në mbarë botën

“Rule of Law Indexs” vazhdon të bjerë për të pestin vit radhazi. Ai mat gjendjen e shtetit ligjor në mbarë botën, si në çështjen e të drejtave themelore.

09:18
Indeksi i Sundimit të Ligjit 2022/ Shqipëria bën hapa pas, rrëshqet drejt autokracisë

Shqipëria ka pësuar rënie në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2022, matësin e gjendjes së shtetit ligjor në mbarë botën, publikuar nga ‘World Justice’, një organizatë ndërkombëtare e shoqërisë civile e cila merr në analizë ecurinë në 140 vende të disa prej aspekteve më domethënëse të lidhura me ligjin dhe të drejtën.

09:13
I dënuar me 15 vjet burgim në Itali, arrestohet në Vlorë 52-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 52-vjeçar, i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar sot në Vlorë.

08:53
Qeveria gjermane lejon futjen e kompanisë kineze Cosco në portin e Hamburgut

Kancelarit Scholz nuk do të udhëtojë në Pekin duarbosh në fillim të nëntorit. Qeveria vendosi për hyrjen e kompanisë shtetërore kineze Cosco në një terminal në portin e Hamburgut.

08:44
Një mesfushor nga Premier League, Bayerni gati të firmosë me lojtarin e Man. City-t

Bayerni i Mynihut studion një goditje me parametra zero në merkaton e verës së ardhshme.

08:39
Në pritje të nënshkrimeve të Turqisë dhe Hungarisë për zgjerimin e NATO-s

Finlanda dhe Suedia janë duke iu afruar anëtarësimit në NATO, pasi 28 prej 30 vendeve anëtare tani kanë ratifikuar protokollet për anëtarësim, pas votimeve të kryera në nivele parlamentare apo presidenciale nëpër vendet e tyre.

08:31
Mercedes-Benz largohet plotësisht nga Rusia

Mercedes-Benz po shet aksionet që ka ende në Rusi tek një investitor vendas. Koncerni tashmë i ka dhënë fund eksportit të automjeteve në Rusi dhe prodhimit në vend.

08:14
SHBA-ja shton sanksionet ndaj Qeverisë iraniane për shtypje të protestave

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar 10 zyrtarë iranianë, përfshirë ata që mbikëqyrin burgun Evin të Teheranit, për censurë në internet dhe shtypje të protestave, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini, e cila ka vdekur sa ka qenë në mbajtje.

08:06
Vranësira dhe ulje e lehtë temperaturash, si pritet të jetë moti sot

Sot vend ynë do të mbetet në ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.

E mërkurë, 26 Tetor 2022
23:07
Kombinimet më të këqija astrologjike nuse-vjehrrë

Ndonjëherë, të kesh një lidhje të ngushtë me vjehrrën mund të jetë e ndërlikuar.

23:04
Ndalimi i targave ilegale, vetëm 20 serbë kanë pranuar targat RKS

Deri më tani janë gjithsej 20 qytetarë serbë të Kosovës që i kanë pranuar targat e Republikës së Kosovës, duke i hequr ato ilegale.

22:48
Vllaznia mposhtet thellë me rezultatin 8-0 përballë Chelsea-t

Vllaznia mposhtet thellë me rezultatin 8-0 përballë Chelsea-t, në Londër, në ndeshjen e raundit të dytë të fazës së grupeve të Championsit.

22:47
Pentagoni kryen eksperimente me armë hipersonike

SHBA ka lëshuar me sukses një raketë për të kryer gati një duzinë eksperimente me armë hipersonike, tha Pentagoni.

22:38
Lista Serbe vijon bojkotin e Kuvendit, nesër shkon në Beograd

Deputetët e Listës Serbe do të mungojnë edhe në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, pasi do të marrin pjesë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Serbisë, pak ditë para përfundimit të afatit për konvertimin e targave serbe në RKS.

22:37
Zgjerimi i NATO-s vihet në pikëpyetje pas kundërshtive të Turqisë

Synimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bërë anëtarë të NATO-s janë vënë në pikëpyetje pasi Turqia i është rikthyer kundërshtive të saj që dy vendet t’i bashkohen aleancës.

22:30
Noizy? Rozana Radi zbulon bashkëpunimin e radhës…

Këngëtarja Rozana Radi ka zbuluar këtë të mërkure në “Goca dhe Gra” se së shpejti do të vije me një projekt të ri muzikor që ndryshe nga projektet e kohëve të fundit, do të ketë një këngë ritmike,.

22:27
Mobilizimi kaotik i Rusisë, lë ushtarët në të ftohtë, pa pajisje

Rezervistët e mobilizuar që presidenti rus Vladimir Putin vizitoi javën e kaluar në një poligon në juglindje të Moskës, dukeshin vërtetë entuziastë para kamerave.

22:24
Barça për të ardhur keq, Simeone dygolësh Rangersit, Liverpooli “shtyp” Ajaxin

Bayerni i Mynihut e ndëshkoi shumë shpejt Barcelonën brenda në “Camp Nou”.

22:20
Rozana Radi tregon në Goca dhe Gra se si e futën në sherr me partnerin

Artistja Rozana Radi e ftuar këtë të mërkurë në Goca dhe Gra ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale.

22:02
10 vite e lidhur, Rozana Radi zbulon detajet!

Artistja Rozana Radi ka qenë e pranishme mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, ku ka dhënë detaje nga jeta e saj personale.

21:45
Shmangie si nëpër filma, ish-“ylli” i Bayernit kërcënohet me armë

Përvojë e hidhur për ish-mesfushorin e Barcelonës, Milanit dhe Bayernit të Mynihut, Mark van Bommel.

21:37
Ylli Limani tregon se kur do të publikohet kënga e tij e re dhe është më afër seç mendonit

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar.

21:34
Sarah Berisha rikujton ditën e saj të parë në ‘Big Brother Vip’ me fjalët më të bukura

Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit.

21:27
Ish-dhëndri i Bernie Ecclestone thotë se prej martesës me të bijën duhet të merrte kokainë çdo ditë – gjyqi (fotot)

James Stunt u përlot tre herë sot në gjyq teksa tregonte se duhet të merrte kokainë çdo ditë për dy vjet me radhë, por refuzonte zhurmat se ishte një dhëndër i llastuar në familjen e miliarderit.

21:16
Von der Leyen në Shkup: Do t’ia dalim me krizën energjetike

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka dhënë mbështetje Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, gjatë një vizite që ka realizuar të mërkurën në Shkup.

20:55
Shënoi gol në “Red Bull Arena”, por kontrolli antidoping i “prish” mbrëmjen brazilianit

Goli i tij i shënuar me penallti në minutën e 94-t e bëri më pak të hidhur humbjen e Realit të Madridit në “Red Bull Arena”, në raundin e pestë të ndeshjeve në grup në Champions, por braziliani Rodrygo nuk mund të jetë i kënaqur për mbrëmjen që kaloi në Leipzig.

20:45
Fier/Të sëmurët me dializë rimbursohen 80% më pak për transportin, ndërkohë që nafta rritet!

Transporti i pacientëve që bëjnë hemodializë vazhdon të  mbetet problem. Sidomos ata që jetojnë në fshatra larg spitalit që marrin shërbimin, me mungesën e transportit publik bëjnë ‘cirk’ si nga ana fizike po dhe monetare me mjetet private.

20:40
Gjykata urdhëron ndihmësin e ish presidentit Trump të dëshmojë në hetimin për zgjedhjet në Xhorxhia

Një gjykatës ka urdhëruar ish-shefin e personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, të dëshmojë para një jurie të madhe të posaçme që po heton nëse Presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij republikanë u përpoqën në mënyrë të paligjshme të ndikonin në zgjedhjet e vitit 2020 në Xhorxhia.

20:30
Shefi i OKB-së: Nëse klima nuk bëhet prioritet do të përballemi me katastrofë

Shtetet duhet t’i bëjnë prioritet ndryshimet klimatike, ose në të kundërtën bota do të përballet me katastrofë, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

20:26
Siim Sikkut: Shqipëria, një shembull i favorshëm për të qenë lider digjitalizimi në rajon!

Më 21 tetor, Tiranën e vizitoi njeriu më ndikues në botë mbi qeverisjen digjitale, Ish-Shefi i Informacionit të Estonisë, Z. Siim Sikkut.

20:20
Shqiptarët, të stresuarit e Ballkanit/ Sondazhi: Shkak varfëria, papunësia dhe pasiguria për të ardhmen

Kompania amerikane Gallup ka realizuar së fundi një sondazh, dhe ka arritur në përfundimin, se shqiptarët janë më të stresuarit në Ballkan.

20:02
Kosova ligj të ri për përdhunimet/ Parashikohet rëndimi i dënimeve deri në burgim të përjetshëm në rastet e vdekjeve

Në dy ditët e fundit në Kosovë janë raportuar në Polici katër raste të dhunimeve e ngacmimeve seksuale dhe tetë raste të dhunës në familje.

19:57
Shqiptarët, si ukrainasit në luftë/ Eurostat: Kërkesat për azil nga Shqipëria janë njësoj si Ukraina

Kërkesat për azil të shqiptarëve në Europë nuk ndalen. Në 7 muajt e parë të këtij viti, 6 550 shqiptarw aplikuan në një nga 27 shtetet e BE rritje me 68% në krahasim me një vit më parë. 

19:53
Buxheti nuk e zgjidh krizën/ Ekspertët e ekonomisë: Nuk mbështet më të varfrit

Buxheti 2023 nuk adreson krizën dhe nuk mbështet shtresat në nevojë. Të këtij mendimi janë ekspertët e ekonomisë, sipas të cilëve shpenzimet duhet të orientohen drejt konsumit për të rimëkëmbur ekonominë.

19:50
Tre viktima në aksidente/ Në Lushnjë humb jetën një  burrë e një grua! Në Fushë-Krujë  një 20-vjeçar

Brenda pak orësh tre persona humbën jetën në tre aksidente të ndryshme në Lushnjë dhe Fushë Krujë.

19:49
Paqartësi për buxhetin 2023/ Deputetët e majtë dhe të djathtë, dyshime për parashikimin e rritjes ekonomike

Komisioni i Ekonomisë ka nisur me debate shqyrtimin e projektbuxhetit 2023, pasi deputetët kanë kërkuar të njihen edhe me ndryshimet e paketës fiskale e cila mungonte në tryezë.

19:46
Prag tragjedie në Porto Romano! Rrjedhje gazi në një fabrikë, evakuohen të gjithë banorët e zonës

Të alarmuar nga rreziku i një shpërthimi të mundshëm, këtë të mërkurë banorë të Porto Romanos në Durrës braktisën shtëpitë e tyre, ndërsa shkolla 9-vjeçare “Met Hasa” në këtë zonë ndërpreu mësimin dhe largoi nxënësit si masë sigurie për jetët e tyre.

19:43
Në burg të varfrit, jo oligarkët! Ndiqet penalisht 74-vjeçarja invalide për një gardh

Pallate dhe kate pa leje u sekuestruan me një vendim të nxjerrë me urgjencë nga qeveria.

19:37
Lirohet nga detyra Gjeçi, Arian Jaupllari emërohet zv.ministër i Bujqësisë

Arian Jaupllari është emëruar sot si zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

19:30
Putin thotë se Ukraina është kthyer në një ‘vend-testim për eksperimente biologjike ushtarake’ (fotot)

Presidenti rus tha gjithashtu se grupe ndërkombëtare kriminale po trafikojnë armët e sjella në Ukrainë.

19:25
Partia Demokratike hap zyrtarisht primaret për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Partia Demokratike e Shqipërisë ka deklaruar të hapur procesin e mbledhjes së kandidaturave për zgjedhjet e pushtetit vendor në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

19:12
Vendimet e qeverisë/ Miratohet nga Këshilli i Ministrave paketa fiskale

Këshilli i Ministrave ka miratuar paketën fiskale këtë të mërkurë.

19:10
“Hakmarrje e verbër politike”/ Berisha i përgjigjet Ecobar: ‘Non-grata’ ime ishte për të ndihmuar Ramën, është rezultat i lobimit korruptiv e mafjoz

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur me anë të një postimi në rrjete sociale, komentit të ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Gabriel Escobar, i cili gjatë një interviste ditën e djeshme, tha për Berishën se është shpallur non-grata me anë të një vendimi institucional dhe jo politik.

19:06
Vendimet e qeverisë/ Dëmshpërblimi për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist do jepet me këste

Dëmshpërblimi për ish-të dënuarit politikë gjatë regjimit komunist do jepet me këste, sipas vendimit të qeverisë.

18:54
Miqësorja me Arabinë Saudite, Shqipëria merr një barazim në Abu Dhabi

Është mbyllur në barazim 1-1 miqësorja mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë, e cila është luajtur nën një terr informativ, pasi vendasit nuk kanë lejuar as transmetimin dhe as raportimin për të nga brenda stadiumit.

18:53
Trazirat në Iran, një 8-vjeçare viktimë e sulmeve

Agjentë të Ministrisë së Inteligjencës hapën zjarr ndaj një automjeti në lëvizje në Saravan, duke vrarë një vajzë të vogël të komunitetit Baluch dhe duke plagosur një tjetër në Iran.

18:49
3 muralet e reja në Tiranë dedikuar titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”

Tre murale të reja, frymëzuese artistike finalizuan sot Mural Art në Tiranë. Ky është një nga eventet më të mëdha artistike në kryeqytet dhe këtë vit iu dedikua të rinjve në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

18:40
Von der Leyen nesër në Tiranë, agjenda e Presidentes së KE

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, pas vizitës që do të bëjë ditën e nesërme në Kosovë, do të vazhdojë turneun e saj ballkanik në Shqipëri.

18:39
Ushtarakë ukrainas lirohen nga Rusia si pjesë e këmbimit të të burgosurve (fotot)

Në imazhe të publikuara sot nga policia ukrainase e Mykolaiv tregoheshin ato që supozohet se ishin dhjetë ushtarë ukrainas që u rikthyen në vend si pjesë e një këmbimi të burgosurish me Rusinë.

18:36
E përdorur më parë nga forcat ruse, shkatërrohet ndërtesa në Kharkiv (Foto)

Një ndërtesë e përdorur nga forcat ruse si pikë grumbullimi është shkatërruar së fundmi.

18:30
Asnjë humbje jete dhe 31 të infektuar nga Covid19 gjatë 24 orëve të fundit, MSH bën bilancin

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid19 për 24 orët e fundit në vend. 

18:23
Dialogu strategjik SHBA-Shqipëri/ Xhaçka takim me Blinken: Thellim të bashkëpunimeve mes dy vendeve

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar partneritetin strategjik dhe angazhohen për të vijuar bashkëpunimin me interes të përbashkët në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë, transportit apo tregtisë.

18:20
Escobar: Detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shpejt

Kosova dhe Serbia ndodhen në një fazë të re dialogu, ndërsa trysnia ndërkombëtare është shtuar ndaj të dy vendeve për të shmangur tensionet mes tyre.

18:17
Në kërkim të sigurisë/ Më shumë se 70,000 njerëz janë larguar nga rajoni Kherson brenda një jave

Më shumë se 70,000 njerëz janë larguar nga rajoni Kherson gjatë javës së kaluar.

18:15
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen viziton Kosovën të enjten

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nesër do të vizitojë Kosovën në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.

18:09
​Pentagoni: Përdorimi i “bombës së kontaminuar” nga Rusia do të kishte pasoja të rënda

 Nëse Rusia vendos të përdorë armë bërthamore ose një bombë të kontaminuar do të ketë pasoja, paralajmëroi sot Pentagoni.