Historia e artit mesjetar objekt i shumë studimeve dhe kërkimeve kryesisht të fokusuara tek ikonografia e periudhës bizantine vjen e pasqyruar në revistën periodike “Mbi artin mesjetar” që vjen për herë të parë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës.

Çdo studim, artikull shkencor, hulumtim apo kërkim nga ana e autorëve të njohur të botës akademike do të gjejë vend botimi në revistën e cila tashmë ka nxjerrë numrin e parë dhe do të jetë e përvitshme.

Për studiuesin Pandi Bello, edhe studimet më fushën e muzikologjisë mbeten të rëndësishme pasi dëshmojnë shtrirjen e gjerë gjeografike por edhe shkëmbimin dhe ndikimin kulturor

Restaurimi i ikonave si një proces që realizohet brenda këtij muzeu, evidenton gjithashtu elementë të rëndësishëm historikë që sipas ekspertëve përmes kësaj reviste do të ndahen me publikun e gjere

Në numrin e parë të kësaj reviste janë sjellë studime nga autorë të ndryshëm të artit bizantin të ikonografisë në veçanti të autorëve më të njohur që nga Shpataraku, Vëllezërit Zografi, si dhe ikonografë të tjerë që i përkasin kësaj periudhe.

Top Channel