Polonia: Bjellorusia do të përballet me sanksione më të forta pas planit rus të armëve bërthamore

28/03/2023 16:46

Kryeministri polak ka insistuar se Minsku do të përballet me sanksione shtesë pasi Vladimir Putin njoftoi planet që Bjellorusia të vendosë armë bërthamore taktike ruse brenda territorit të saj.

“Ky hap i ndërmarrë nga Rusia… njoftimi për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi sigurisht që do të çojë në shpalljen e sanksioneve shtesë, niveli i sanksioneve do të jetë shumë më i rëndë për regjimin e Lukashenkos”, deklaroi Mateusz Morawiecki.

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë mbrojti sot vendimin, duke u shprehur se vendi ishte i detyruar të strehonte armë bërthamore ruse për shkak të veprimeve agresive të vendeve të NATO-s.

Top Channel