Ish-kapiteni i Brazilit: Fitojmë Botërorin me Ancelottin, ka dy cilësi fantastike

28/03/2023 20:13

Carlo Ancelotti cilësohet si personi i duhur për të rikthyer Brazilin te Kupa e Botës. Kombëtarja Seleçao nuk feston një Botëror prej vitit 2022.

Latinët janë pa trajner për dhjetorit, me Titen që u shkarkuar pas dështimit në Katar 2022. Drejtuesit e Federatës nuk po nxitohen, pasi duan të firmosin me një emër të madh.

Skuadra i është besuar përkohësisht Ramon Menezes, ndërkohë që Ancelotti përflitet si emri më afër stolit të rekordmenëve të futbollit botëror.

Trajneri italian ka fituar gjithçka me klube, duke vendosur rekorde unike. Gjithmonë e ka shprehur se dëshiron të provojë pankinën e një Kombëtareje. Dhe më mirë se Brazili nuk mund të gjejë.

Ish-kapiteni dhe trajneri i Seleçao, i mirënjohuri Dunga, është entuziast në lidhje me këtë mundësi. Për GDS shpjegon edhe pikat më të forta të trajnerit të Reali Madrid.

Nuk e di nëse do të jetë Ancelotti trajneri i Brazilit. Sigurisht që ai është një trajner shumë i aftë. Carlo ka fituar kudo. Kur u rikthye te Reali, ekipi dukej i mbaruar, por ai rigjeneroi ambientin. 

Do të ishte njeriu i duhur për të rikthyer Kupën e Botës në Brazil. Por unë nuk di asgjë konkrete, nuk e dinë as ata në Federatë. Më duken shumë të stresuar, pasi ende nuk e kanë ndarë mendjen në lidhje me trajnerin e ri.

Ancelotti është një emër i shkëlqyer, ai di të komunikojë me lojtarët dhe është mësuar të punojë me brazilianët“, theksoi ish-mesfushori.

Top Channel