Ju kujtohet Radja Nainggolan? Futbollisti belg është në telashe në vendlindje, kërkohet 2 vjet burg për…
Mungonte vetëm njoftimi zyrtar që tani erdhi; Christian Pulisic rinovoi kontratën me Milanin deri në vitin 2031. Klubi kuqezi e bëri të ditur përmes një komunikate.
‘Milan me kënaqësi bën të ditur se ka rinovuar kontratën me Christian Pulisic deri në 30 qershor të 2031-lexohet në njoftimin e kuqezinjve-që nga ardhja e tij në korrik të 2023, Christian është shfaqur që një prej protagonistëve të skuadrës duke u dalluar për cilësitë teknike, personalitetin dhe rendimentin e vazhdueshëm, por edhe për dedikimin ndaj punës. Paraqitjet e tij 44 gola në 141 ndeshje me fanellën kuqezi konfirmojnë vlerën dhe rolin e tij në projektin e klubit’.
Kontrata e re e Pulisic shoqërohet edhe me një rritje të pagës që kalon nga 4 milionë në rreth 6 milionë euro në sezon. Tani misioni i Milanit është që pas Pavlovic dhe Pulisic, të rinovohet kontrata edhe me Rabiot që pritet te ndodhë në javët e ardhshme.
‘Rinovimi? Për mua ishte një vendim shumë i lehtë-tha sulmuesi amerikan-gjithnjë kam dashur që të rinovoj, jam shumë i kënaqur te Milan dhe dua të vazhdoj të rrii këtu edhe për vitet e ardhshme dhe për këtë arsye nënshkrova’.
Top Channel