Radja Nainggolan është në telashe në vendin e tij, Belgjikë. Prokuroria e Brukselit i ka kërkuar gjykatës penale dënim me 2 vjet burg për ish futbollistin e Interit e Romës, i dyshuar për pastrimin e 105 500 euro për llogari të një organizate kriminale.

Sipas prokurorisë, çështja ka të bëjë me transportun e një sasie kokaine nga Amerika e Jugut në Evropë përmes portit të Antverpit. Në kuadër të këtij hetimi, Policia Gjyqësore Federale e Brukselit(PJF) kreu 30 kontrolle në fund të muajit janar 2025, kryesisht në provincat e Antverpit dhe Brukselit, por edhe në periferi të Brukselit duke arrestuar 18 persona.

Vetë emri i Nainggolan është shfaqur në këtë çështje sepse në vetëm pak muaj kishte marrë mbi 100 mijë euro nga Nasr-Eddine Sekkaki, vëllai i kriminelit Ashraf Sekkaki. 38 vjeçari fillimisht kishte deklaruar se i kishte dhënë hua Sekkakit për shkak të miqësisë.

Më pas e tërhoqi këtë deklaratë dhe pranoi se kishte marrë para nga  Nasr-Eddine Sekkaki sepse llogaritë e tij bankare ishin ngrirë pas divorcit.

Top Channel