Emiliano Martinez ka qenë shumë pranë kalimit të Juventusi këtë verë, por drejtuesit e klubit bardhezinj nuk ishin plotësisht të bindur për gjendjen e argjentinasit. Dëmtimi i pësuar në dorë që dukej si diçka e lehtë, në të vërtetë ishte e rëndë. Ishte vetë Emiliano Martinez që zbuloi prapaskenën gjatë një interviste.

‘Kam luajtur të gjithë Botërorin me një gisht të thyer-tregon Martinez-mjekët më vendosën një mbajtëse imobilizuese në gisht dhe gjatë javëve të para u stërvita duke u hedhur për të pritur topin vetëm me njërin krah. Pak ditë përpara finales ia dola të stërvitesha normalisht. Nëse do të merrja një goditje me top direkt te vendi i dëmtimit i gjithë gishti do të ishte thyer krejt. Sa herë që topi vinte drejt meje lutesha që të mos më lëndohej gishti’.

Gjatë intervistës, Emiliano Martinez tregoi edhe gjendjen e dorës së tij. Dhe të luante me gishtin e thyer me siguri nuk ndihmoi; gishti i unazës është dukshëm jo i drejtë dhe i përkulur në mënyrë jo natyrale. Një problem, që bëhet akoma më evident kur portieri argjentinas tenton të mbyllë gishtat; gishti i thyer nuk përkulet  deri në fund duke e bërë të pamundur që të formohet grushti.

Emiliano Martinez ishte zgjedhja e parë për periudhën pas Di Gregorios, por bardhezinjtë nuk ia dolën të gjenin një marrëveshje me Aston Villa; çmimi i vendosur nga Villans ishte shumë i lartë për një portier 34 vjeçar me një problem fizik kaq të rëndë. Dhe kështu Carnevali, hodhi sytë nga Vicario dhe argjentinasi në fund kaloi te Chelsea, ku ashtu siç u parashikua, u detyrua te operohej thuajse menjëherë në gisht.

Top Channel