Edicioni i nëntëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar Të Vokalit Operistik “Marie Kraja” do të zhvillohet në Tiranë në datat 29, 30, 31 mars.

Gjashtëmbëdhjetë konkurrentë, nga katër kontinente do të garojnë për të marrë çmimin që mban emrin e themelueses së operës shqiptare “Marie Kraja”.Festivali do të shoqërohet nga orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe një transmetim të drejtpërdrejtë në Telezionin Kombëtar Top Channel.

Konkurrentët do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e përbërë prej drejtues të operave të mëdha evropiane dhe menaxherë artistësh nga më të njohurit.: Nicolas Payne- Drejtor i Opera Europa, kryetar jurie, Zana Cela, Presidente e Festivalit,  Julia Lagahuzère, Drejtore e Përgjithshme dhe Bashkëthemeluese e “Opera për paqen” etj.

Nata e parë, në datë 29 mars është vetëm për konkurrentët dhe jurinë, ku në qetësinë e duhur këngëtarët do të vlerësohen teknikisht. Kurse dy netët e tjera do të jenë të ndërtuara në formën e spektaklit, i cili në sajë të bashkëpunimit me Top Channel, gjatë të dyja netëve do të mund të shihet dhe nga shikuesi i gjerë televiziv, me regjinë e Redi Trenit. Nën moderimin e Enkeleda Kamanit dhe Blendi Salajt.

Emra të njohur si Aurela Gaçe, Eneda Tarifa, Venera Lumani, Lind Islami, Kamela Islamaj, Era Rusi, Elhaida Dani dhe Juliana Pasha do të këndojnë krah këngëtarëve operistikë në garë dhe pa dyshim kjo do jetë një nga pjesët më të mezipritura të këtij spektakli.

Top Channel