Formacioni/ Katër ndryshime nga Giresse, Kosova tenton fitoren e parë

28/03/2023 19:21

Kosova luan sonte (20:45) takimin e dytë eliminator të Euro 2024. Dardanët e nisën fushatën e tyre drejt Gjermanisë me një barazim 1-1 në Izrael.

Djemtë e Giresse do të sfidojnë Andorrën në “Fadil Vokrri”. Trajneri francez ka bërë katër ndryshime krahasuar me titullarët e takimit të parë në grupin I.

Izraeli, Zvicra, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra janë kundërshtarët e Kosovës.

Vojvoda, Dresevic, Muslija dhe Zhegrova nuk ishin në nivelin e duhur përballë Izraelit. Nga minuta e parë do e nisin Hadërgjonaj, Berisha, Fazilji, ndërkohë që Arbër Zeneli do të formojë treshen ofensivë me Rashicën e Muriqin.

Formacioni zyrtar: Muric, Paqarada, Rrahmani, Kryeziu, Hadergjonaj; Berisha, Fazliji, Celina; Zeneli, Rashica, Muriqi. Trajner: Alain Giresse. 

Top Channel