Live Champions League/ Zhbllokohet sfida në Mynih, Musiala kalon në avantazh bavarezët. Mësoni të gjitha rezultatet në kohë reale (Video)
Brenda dekadës Shqipëria do të bëhet një nga destinacionet më të rëndësishme turistike.
Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të nisë sot grumbullimin në kuadër të fazës para-eliminatore të Botërorit të Futsallit 2024. Skuadra do të grumbullohet këtë të diel në Prishtinë për të nisur përgatitjet, ndërsa trajneri Erind Resuli ka bërë publike edhe listën me emrat e 15 lojtarëve që janë thirrur për tre sfidat zyrtare.
Shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin E së bashku me Suedinë, Andorrën dhe Austrinë. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në muajin prill në Suedi, nga data 4 deri në 13 prill, me suedezët që janë përzgjedhur si organizatorë të turneut.
Kuqezinjtë do të do të grumbullohen në Prishtinë dhe sot pasdite do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore. Përgatitjet në kryeqytetin kosovar do të vazhdojnë deri më datë 7 prill, ndërsa më 6 prill kombëtarja do të zhvillojë edhe një miqësore me një skuadër lokale të Kosovës.
Më 7 prill kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Suedisë, ku më 9 prill Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Andorrës, ndërsa një ditë më pas, më 10 prill do të ketë përballë Austrinë. Ndeshja e tretë dhe e fundit e kuqezinjve që do të përmbyllë këtë fazë do të jetë ajo ndaj vendit organizator, Suedisë, më 12 prill. Sipas rregullores, në këtë fazë kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi.
Më poshtë edhe lista e Kombëtares së futsallit për tre ndeshet zyrtare:

Top Channel