Foto ilustruese

Një 57-vjeçar në Mallakastër ka rënë në pranga ditën e sotme pasi gjatë kontrollit të banesës i është gjetur armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kash, në banesën e shtetasit M. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 57 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Gjithashtu në Divjakë është arrestuar në flagrancë shtetasi G. I., 22 vjeç, banues në Çermë Sektor, Divjakë, pasi i është gjetur një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel