Video/ Zgjedhjet në Serbi shoqërohen me dhunë, dalin pamjet e sulmit ndaj politikanit opozitar Grboviç

03/04/2022 15:14

Zgjedhjet në Serbi nuk duket të jenë aq të qeta, pasi herë pas here ka pasur edhe incidente. Fillimisht u raportua për një konflikt në një qendër votimi në Novi Pazar.

Tashmë një sherr tjetër është konfirmuar në Beograd, ku lideri i Lëvizjes Qytetare (PSG) Pavlle Grboviq ishte viktimë e një grupi të rinjsh që e grushtuan.

Fillimisht fjalët e tij nuk ishin të besueshme por më pas u publikuan edhe pamje ku shihet se Grboviq ishte viktimë e një sulmi që ndodhi para një qendre votimi.

Megjithatë policia në Serbi ka bërë të ditur se po heton rastin, kur pamjet e publikuara në rrjetet sociale po analizohen nga organet e rendit.

Top Channel