Sulm me armë në Kaliforni, vriten gjashtë persona dhe plagosen nëntë të tjerë

03/04/2022 17:13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit në Sacramento në Kaliforni ku një person i armatosur ka vrarë 6 persona dhe ka plagosur disa të tjerë.

Sipas policisë janë 9 persona që po marrin ndihmë mjekësore në spital ndërsa ngjarja ka ndodhur në një pjesë të qytetit ku ndodhen disa klube nate.

Nuk dihet ende se kush është personi, i cili shkaktoi këtë ngjarje të rëndë. Policia ka mbyllur qarkullimin në zonë dhe është në kërkim të autorit të ngjarjes.

Top Channel