Kampioni Marku: Respekt për kundërshtarin, por tani është koha ime. Do jetë një vit i madh!

03/04/2022 14:23

Katër raunde i mjaftuan Florian Markut për të triumfuar në Newcastle përballë Chris Jenkins, i cili festoi falë një nock-out teknik.

Boksieri shqiptar dhuroi spektakël në ring, teksa kundërshtari uellsian e pati të pamundur të ndalonte furinë e 29-vjeçarit shqiptar që u elektrizua edhe nga flamujt kuqezinj të cilët kishin mbushur Utilita Arena.

Kështu, Marku mbron titullin kampion në IBF, International Welterweight. Tashmë, Marku është në pritje të sfidës së radhës ndërsa kërkon një ndeshje me një nga boksierët më të famshëm në ishull, Amir Khan. Gjithsesi, teksa ende nuk është bërë zyrtare marrëveshja për ta zhvilluar këtë sfidë, Marku këmbëngul se tashmë ka ardhur koha e tij ndërsa paralajmëron se ky do të jetë një vit i madh.

“FALEMINDERIT ZOTIT PËR GJITHÇKA. Ndeshja përfundoi në raund të 4-tërt me TKO. Respekt per Jenkins ka qenë një kundërshtar me shuë eksperiencë por.. tani ka ardhur koha ime. Ju falenderoj nga zemra për të gjithë përkrahjen te gjithëve. Ky vit do jetë SHUMË I MADH”, shkruan Marku në reagimin e tij në Instagram.

Top Channel