Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku shtetasi A.Xh 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Toyota është përplasur me shtetasin M.H 72 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13:00 në fshatin Kafaraj. Si pasojë e aksidentit ka mbërritur i dëmtuar shtetasi M. H., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.

Top Channel