Rreth 2.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina në Poloni

04/04/2022 09:43

Roja Kufitare Polake ka njoftuar ditën e sotme se 2.481.000 persona janë larguar nga Ukraina për në Poloni që nga fillimi i luftës, megjithatë javët e fundit janë zvogëluar shifrat ditore të kalimit të personave nga njëra anë e kufirit në tjetrin.

Ditën e djeshme kaluan kufirin 22.300 persona, që është një shifër 6% më e ulët se një ditë më parë dhe shumë më poshtë shifrës që u shënua më 6 mars ku kaluan 142,300 persona.

Numri mesatar ditor i njerëzve që kalonin kufirin për në Poloni para fillimit të luftës ishte 16,800. Ka edhe një numër në rritje që shkojnë në Ukrainë.

Që nga fillimi i luftës, 457,000 njerëz kanë hyrë në Ukrainë nëpërmjet Polonisë, tha agjencia. Vetëm të dielën, 15,000 njerëz kaluan në Ukrainë nga Polonia, nga 21,000 të shtunën.

Disa nga njerëzit që ikin nga Ukraina janë larguar tashmë nga Polonia. Hulumtimi i migracionit në Universitetin e Varshavës, Prof Maciej Duszczyk vlerëson se rreth 1.3 deri në 1.4 milionë refugjatë mbeten akoma në vend.

Top Channel