Konflikti në partinë më të madhe të opozitës  vijon të mbaje peng reformën zgjedhore dhe atë territoriale, por  opozita është e paqartë edhe për një proces që është tek porta, zgjedhja e kryetarit te ri të shtetit. 

Në mesnatën e së shtunës Luciano Boçi korrigjoji deklaratën e bërë për të hedhur poshtë çdo aludim se qëndrimi i tij i referohej Sali Berishës duke nënvizuar se ai ishte kundër deklarimeve te kryetarit te grupit Enkelejd Alibeaj që përjashtonte nga procesi ish liderit historik.

Vendim  kolegjial përmes diskutimit së pari në grup e më pas në kryesi kërkoi edhe Ervin Salianji, por nënkryetari i grupit u kujdes të jepte një mesazh edhe për emrat  që kanë nisur të përfliten.

Salianji: Çdo emër që është hedhur dhe që se përgënjeshtron vetë në personale qe nuk do jete kandidat i shërben për të theksuar  perceptimin e keq qe nuk duhet të ishte në këtë vend që gjithçka është shitur dhe është blerë, qoftë ne raport me kundërshtaret  e PS, qoftë dhe brenda partisë.

Numrat që gëzojnë në Kuvend  për të zgjedhur të vetëm pasuesin e Ilir Metës, i japin socialistëve qetësinë për të bërë një indetikit të Presidentit të ri,  që mund të jete edhe një emër djathtas.

Veliaj:  Le ta themi troç, ai duhet të jetë si Presidenti Moisiu sepse besoj se ka një konsensus të jashtëzakonshëm, përtej bindjeve politike, përtej të majtës dhe së djathtës, përtej myslimanëve dhe të krishterëve, përtej veriut dhe jugut, se ai është identikiti i Presidentit që na duhet.

 

 

 

Top Channel