BE paralajmëron sanksione të tjera për Rusinë: Po mbledhim edhe prova për krime lufte

03/04/2022 16:10

BE paralajmëron sanksione të tjera për Rusinë: Po mbledhim edhe prova për krime lufte

“I tronditur nga imazhet, mizori të kryera nga ushtria ruse në rajonin e çliruar të Kievit . BE-ja po ndihmon Ukrainën dhe OJQ-të në mbledhjen e provave të nevojshme për ndjekje të çështjes në gjykatat ndërkombëtare. Sanksionet dhe mbështetja e mëtejshme e BE-së do të vijnë shumë shpejt ”

Ndërkohë edhe organizata Human Rights Watch tha se ka dokumentuar disa raste ku ushtria ruse ka kryer shkelje të ligjit të luftës kundër civilëve në zonat e okupuara të Çernihivit, Kharkivit dhe rajonit të Kievit në Ukrainë.

Kryetari i Buchas, Anatoly Fedoruk, tha më 2 prill se afër 300 banorë lokalë janë vrarë në kohën kur ky qytet ishte nën okupimin e forcave ruse. Afër 280 dyshohet se janë varrosur në një varrezë masive. Pamje të rënda nga ky qytet, ku shihen trupa të banorëve në rrugë, janë shpërndarë në rrjete sociale.

Gjykata Ndërkombëtare Penale më herët ka hapur një hetim mbi krimet e pretenduara të luftës nga forcat ruse në Ukrainë. Në raportin e Human Rights Watch thuhet se janë dokumentuar edhe dhunime, dy raste të ekzekutimeve ku ishin përfshirë shtatë viktima, dhe raste të tjera të kërcënimeve dhe dhunës ndaj civilëve.

Top Channel