Berisha fitoi Shkodrën, Basha nis sulmin nga qyteti i veriut: Unë e dhashë dorëheqjen, kur do ikë Sali Berisha?

03/04/2022 20:12

Këtë të diel, ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Shkodër, ku është pritur nga kreu i degës Xhevdet Amuli dhe ish-kandidati për kryetar Bashkie, Xhemal Bushati.

Për herë të parë që pas zgjedhjeve të 6 Marsit, Lulzim Basha foli për situatën dhe të ardhmen në Partine Demokratike, përplasjet me Berishën, kandidimin ose jo për postin e kryetarit te PD, blindimin e selisë, bashkimin e deputetëve me Shtëpinë e Lirisë dhe çështjen e presidentit.

Sa i përket Berishës, Basha theksoi se se PD nuk ecën dot përpara me të.

Basha: PD nuk bën dot para me ‘Non-Gratat’ dhe propagandën, pa e parë të vërtetën në sy. Me 6 mars propaganda dhe regjimi mund të kenë sjellë blerjen e votave për shkak të varfërisë.

Basha e quajti vendimin e Gjykatës i cili njohur Komisionin e Rithemelimit, ilegjitim, teksa tha se drejtësia do e nxjerrë zbuluar paligjshmërinë e këtij vendimi.

Basha: PD është në një krizë për shkak të propagandës që po bëhet. E ardhmja ime është e ardhmja e përditshme e çdo shqiptari, të qëndrojmë fort për vlerat e parimet. Kam bërë shumë gabime por jo faj. Shqiptarët jetojnë në skllavëri moderne dhe mposhtja e sistemit është qëllimi kryesor,” tha Basha.

Basha tha se ai e dha dorëheqjen edhe mbajti përgjegjësin për gabimet e tij, ndërsa shtroi pyetjen se kur do e bëjë të njëjtën gjë Berisha. Ai tha se Berisha për interesat e tij familjare ka nxitur dhunën dhe përçarjen në parti.

Basha: Hapin tim të dorëheqjes e kam konsideruar si një hap për të ndihmuar në qetësimin dhe ringritjen e PD-së. PD e ka një kryetar. Unë kam dhënë dorëheqjen dhe kam mbajtur përgjegjësinë time, por Berisha kur do e mbajë përgjegjësinë? Kur do iki nga PD dhe të ndalojë përçarjen e saj? Ai nxiti sulmin fizik ndaj PD. Ato ishin masa mbrojtëse ndaj konfliktit dhe dhunës së nxitur nga gjuha e një njeriu për interesat të familjes. Kur do e marri përgjegjësinë Berisha të çlirojë PD nga ky ngërç? Flet për bashkimin por i fryn përçarjes. Unë besoj se grupi parlamentar i PD duhet të ketë lirinë të vendosë i lirë pa trysni nga Berisha që e shikon PD si pronë private. 

Top Channel