Pas 12 vitesh histori suksesi me eksportet, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë, fermerët e bimëve aromatiko-medicinale janë në prag falimentimi.

Shkak është bërë rritja e menjëhershme e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë. Ata thonë se kostoja e prodhimit është me e  lartë se fitimi vjetor.

Por pavarësisht rritjes së kostos së prodhimit, çmimi i produkteve të fermerëve ka rënë dhe sipas specialistit të bujqësisë Agim Rama, kjo çon në falimentim direkt.

4 mijë fermerët e Malësisë së Madhe, prodhojnë rreth 90% të bimëve aromatiko-medicinale në vend dhe i eksportojnë kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel