Reshjet e shiut vijojnë të përfshijnë të gjithë territorin e Qarkut të Kukësit, duke rritur rrezikun për rrëshqitje gurësh, rënie inertesh dhe vërshime uji në akset rrugore nacionale dhe bashkiake.
Bëhet e ditur se, strukturat e Emergjencave Civile dhe institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast nevoje. Ndërhyrjet po vijojnë në aksin Dushaj–Lekbibaj, në Tropojë, si dhe në aksin Kukës–Shishtavec, në Bashkinë Kukës, me qëllim garantimin e qarkullimit dhe sigurisë së qytetarëve.
Situata e motit në Qarkun Kukës sipas Prefektit Kukës:
Reshjet e shiut vijojnë të përfshijnë të gjithë territorin e Qarkut Kukës, me intensitet të ulët deri në mesatar. Si pasojë e tyre, rrugët nacionale dhe ato bashkiake mbeten nën rrezikun e rënies së gurëve, inerteve dhe vërshimit të ujërave.
👉🏻Institucioni i Prefektit të Qarkut Kukës, në bashkëpunim me strukturat e Emergjencave Civile dhe institucionet përgjegjëse, po ndjek nga afër situatën në terren, duke mbajtur në gatishmëri të plotë të gjitha strukturat për përballimin e çdo situate të mundshme.
👉🏻Strukturat përkatëse janë në monitorim të vazhdueshëm dhe të gatshme për të ndërhyrë në çdo rast, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbajtjen funksionale të akseve rrugore.
Pamje nga ndërhyrjet dhe puna në aksin Dushaj–Lekbibaj, Bashkia Tropojë, si dhe në aksin Kukës–Shishtavec, Bashkia Kukës.
Top Channel