Vrasjet masive në Bucha/ Shefi i OKB-së bën thirrje për hetim

03/04/2022 21:42

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka bërë thirrje për një hetim të pavarur për vrasjet në Bucha, qyteti afër Kievit ku u gjetën trupa civilësh të hedhura në rrugë.

Në një reagim në Twitter të dielën, ai tha: “Jam thellësisht i tronditur nga imazhet e civilëve të vrarë në Bucha, Ukrainë. Është thelbësore që një hetim i pavarur të çojë në llogaridhënie efektive.”

Një deklaratë e lëshuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ngriti mundësinë që Rusia të kishte kryer krime lufte në Ukrainë.

Ajo që dihet deri më sot ngre qartë pyetje serioze dhe shqetësuese në lidhje me krimet e mundshme të luftës dhe shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare,” thuhej deklaratë.

Ai tha se ishte e rëndësishme që të gjithë trupat të zhvarroseshin dhe të identifikoheshin “në mënyrë që të afërmit të mund të informohen dhe që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes për të ndihmuar në sigurimin e llogaridhënies dhe drejtësisë”.

Top Channel