Në kryeqytet u kufizua qarkullimi i automjeteve prej orës 09:00 deri në 15:00 si pjesë e të dielës pa makina.

Kështu qytetarët patën mundësi që të paktën një ditë në muaj të kenë hapësira ku mund të lëvizin në këmbë apo me biçikleta e monopod.

U KUFIZUA QARKULLIMI I AUTOMJETEVE

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” u vendosën dhe stenda me produkte ushqimore dhe me punime artizanale.

Dita pa makina nuk u favorizua shumë nga kushtet atmosferike ku herë pas here pati edhe reshje shiu.

Por jo vetëm në Tiranë.  Pjesë e nismës u bën edhe qytete të tjera si Berati, Fieri, Durrësi e Vlora.

Qeveria ka marrë vendimin që e diela e parë e çdo muaji të jetë dita pa makina që synon  kursimin e karburantit dhe ndërgjegjësimin për një mjedis më të pastër./E.Kola

Top Channel