Bllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit, reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje anësore të dheut

03/04/2022 14:47

Rreshjet e dy ditëve të fundit të shiut të shoqëruara edhe me dëborë kanë sjellë probleme në aksin e bypasit të rrugës së Arbrit në Qaf Murriz.

Në këtë aks rrugor ka pasur rrëshqitje anësore të rrugës, duke e bllokuar qarkullimin e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Firma kontraktore po vazhdon me punimet për zhbllokimin e rrugës dhe lehtësimin e qarkullimit./E.Kola/

Top Channel