E shtunë, 23 Maj 2026
21:37
Sali Berisha konfirmohet në krye të PD, Vokshi jep shifrat e votimit: Votuan rreth 40 mijë demokratë

Albana Vokshi deklaroi se procesi i zgjedhjeve në Partia Demokratike u zhvillua në mënyrë transparente, të qetë dhe të monitoruar nga mediat, me pjesëmarrje të lartë të demokratëve në të gjithë vendin.

21:35
Pas protestave të studentëve, Ballistët e Tetovës “shkundin” Shkupin me Himnin Kombëtar të Shqipërisë

Situata në Maqedoninë e Veriut ka qenë mjaft e nxehtë në javët e fundit, për shkak se studentët shqiptarë janë ngritur dhe kanë marrë guximin të kërkojnë të drejtat e tyre.

21:31
Dhjetëra mijëra protestojnë në Serbi kundër qeverisë, përplasen me policinë. Presion Vuçiçit për të shpallur zgjedhje të parakohshme

Dhjetëra mijëra njerëz, të udhëhequr nga studentët universitarë, janë mbledhur në kryeqytetin serb për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

21:16
Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho, mori pjesë më 22-23 Maj, në takimin ndërkombëtar që u zhvillua në Palermo, Itali, “Bashkëpunimi ligjor ndërkombëtar dhe proceset e integrimit të organizatave kriminale transnacionale: analiza dhe perspektiva pune”.

21:09
Fitore heroike e Egnatias, rrogozhinasit mposhtin Vllazninë dhe “flirtojnë” me titullin kampion

Egnatia mposht  Vllazninë në një ndeshje plot emocione dhe i afrohet shumë titullit kampion. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede arriti të fitojë me shifrat 1-2 në “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Final 4.

21:07
Guardiola largohet nga Manchester City, vjen përshëndetja e Erling Haaland

Çdo gjë ka një fillim, por ka edhe një fund. Është ligji i jetës. Pas 10 sezonesh te Manchester City, Pep Guardiola këtë të dielë do të drejtojë skuadrën e Citizens për herë të fundit.

21:04
SHBA gati të rikthejë operacionet ushtarake ndaj Iranit? Teherani mbyll një pjesë e hapësirës ajrore

Organizata e Aviacionit Civil e Iranit njoftoi për kufizime të përkohshme në pjesën perëndimore të hapësirës ajrore të vendit.

20:47
Sali Berisha i vetëm në garë për PD-në, mbyllet numërimi në disa degë. Rezultatet në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Pas mbylljes së procesit të votimit me një orë vonesë, për shkak të shtyrjes së paralajmëruar, ka nisur menjëherë numërimi i votave në degët e PD, ku sot kanë votuar për kreun e demokratëve, i vetmi në listë Sali Berisha.

20:41
“Ajo la një trashëgimi të jashtëzakonshme”, sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio homazhe për Nënë Terezën

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë homazhe për Nënë Terezën gjatë një vizite në qendrën e Misionaret e Bamirësisë.

20:28
Serie A, Inter e mbyll me një barazim në Bologna, Diouf shpëton kampionët në fund

Në një klimë të paevitueshme si dita e fundit e shkollës dhe të përshëndetjes së shumë lojtarëve, sfida mes Bolognas dhe Interit përfundoi me barazim 3-3 me skuadrat që morën nga 1 pikë në ndeshjen e fundit të kampionatit.

20:25
Kryeministri Rama publikon pamje nga vizita në Tokio: Mikpritje e veçantë dhe respekt për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga vizita e tij zyrtare në Japoni, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore në Tokio.

19:54
Mos neglizhoni nishanet, dermatologët paralajmërojnë: Nishanet mund të sinjalizojnë kancerin e lëkurës

Nëse keni nishane në lëkurë, mos i neglizhoni ato, pasi kanceri i lëkurës është forma më e shpeshtë e kancerit. Por nëse kapet në kohë, trajtohet me sukses. Mjekja dermatologe, Erjona Shehu, tregon kur duhet të shkojmë te mjeku.

19:33
Formula 1 në Kanada/ ‘Shkëndija’ mes Russell dhe Antonellit në Garën Sprint, fiton britaniku

Rivaliteti mes George Russell dhe Andrea Kimi Antonellit u ndez në Garën Sprint në Çmimin e Madh të Kanadasë.

19:28
Pakistani “zbut” Iranin, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran për negociata me Uashingtonin

Shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, zhvilloi një rund të ri takimesh me zyrtarë të lartë iranianë në Teheran më 23 maj, si pjesë e një përpjekjeje të gjerë diplomatike që përfshin Pakistanin, Katarin, shtetet e Gjirit Persik dhe vendet perëndimore, mes frikës në rritje se konflikti në Iran mund të ndizet sërish.

19:13
Finalja më e shtrenjtë në futboll, Hull City ngjitet në Premier League pasi fiton përballjen me Middlesbrough

Hull City do të jetë pjesë e Premier League në sezonin e ardhshëm, pasi arriti të mposhtë Middlesbrough me një gol vendimtar në minutën e 95-të.

19:04
Real Madrid, gara për postin e presidentit, Enrique Riquelme prezanton kandidaturën

Duket se te Reali i Madridit do të ketë garë për president, gjë që nuk ndodhte që nga viti 2006. Enrique Riquelme prezantoi këtë të shtunë kandidaturën e tij për postin më të lartë të Los Blancos. Komiteti Elektoral i Realit të Madridit ka një ditë për të ekzaminuar kandidaturën e Riquelmes dhe nëse gjithçka është korrekte, do të duhet të përcaktojë datën e zgjedhje brenda 15 ditëve.

19:00
Referendumi për Berishën në Partinë Demokratike, mbyllet procesi i votimit në të gjitha vendin, nis numërimi

Ka përfunduar procesi i votimit në të gjithë degët e PD në vend për zgjedhjen e kreut të PD, teksa ka nisur numërimi i fletëve.

18:18
Serie A/ Gara për Champions në javën e fundit, kriteret, përballjet direjte dhe skenarët në rast barazimi me pikë për 4 skuadrat

Me Interin dhe Napolin, matematikisht të kualifikuara për në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve, janë 4 skuadra që do të luajnë për vendin e tretë dhe të katërt në 90 minutat e fundit të kampionatit; Milan, Roma, Como dhe Juventusit.

17:44
Iluzioni i pushtetit në “Casa Milan”, pse Igli Tare nuk është arkitekti i dështimit, por viktima e sistemit

Nga Endi Tufa

17:25
Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni

Një shtetas shqiptar 55 vjeç ka humbur jetën në një aksident në vendin e quajtur “Pirgos Ilias ” në Peloponez.

17:13
PSG, Luis Enrique dhe karriera si trajner, mendon ta mbyllë para moshës 60 vjeç

Luis Enrique ka ndërmend të mbyllë karrierën e tij si trajner përpara moshës 60 vjeçare.

17:11
Humbi jetën në mënyrë tragjike në Manhattan, ekspertët zbulojnë detaje tronditëse për shqiptaren Donike Gocaj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Nju Jorkun, pasi një grua shqiptare humbi jetën në mënyrë tragjike pasi ra në një pusetë të hapur në Manhattan.

16:23
Referendumi për Berishën, dalin të dhënat deri në 15:00. Kanë votuar mbi 28 mijë demokratë

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ku sot po votohet për kryetarin dhe kandidat i vetëm është Sali Berisha.

16:07
Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh, Birçe Hasko, reagon presidenti Begaj: Bota e artit shqiptar humbi një figurë të madhe

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për ndarjen nga jeta në moshën 84-vjeçare të Birçe Hasko, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të spikatura të artit shqiptar.

16:06
Fshati që po “thahet”/ Iliras pa ujë prej 5 vitesh, emigrimi ka lënë vetëm 50 banorë

Banorët e fshatit Anë Vjosë, në Memaliaj, prej vitesh përballen me një nga problemet më jetike: mungesën e ujit të pijshëm. Ironikisht, vetëm pak metra larg shtëpive të tyre rrjedh lumi Vjosa, por në rubinetët e tyre nuk ka asnjë pikë ujë.

16:01
“Duan dëmshpërblim”, humbjet nga përmbytjet në Frakull të Fierit, fermerët apel për pastrimin e kanaleve

Fermerët e fshatrave të Devollit po përballen me një situatë të rëndë si pasojë e dëmeve nga ngricat në sektorin e frutikulturës.

15:43
Tërmet në Elbasan, lëkundjet ndjehen deri në qytetin e Durrësit dhe rrethina

Frikë në qytetet e Elbasanit dhe të Durrësit, ku mësohet se një tërmet është ndier në këto dy qytete dhe në qytezat përreth.

15:40
“Berishën e kam xhan, por s’dua të kthehet ‘komunizmi’”, Ilir Vrenozi nuk del në votime: Në PD s’ka garë

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Ilir Vrenozi, ka reaguar ashpër ndaj procesit zgjedhor për kreun e Partisë Demokratike, ku kandidat i vetëm është Sali Berisha.

15:39
Ronaldo dhe Guardiola bashkë? Zbulohet oferta e çmendur e Al-Nassr, 150 milionë dollarë për trajnerin spanjoll

Al-Nassr ka bërë lëvizjen më të papritur të sezonit: klubi nga Arabia Saudite ka kontaktuar Pep Guardiolën për t’i besuar stolin e trajnerit të ri.

15:29
Çfarë po ndodh te Milani? Lojtarët mbyllen në Milanello, Allegri zbulon prapaskenën: “E kërkuan vetë!”

Fjalët e trajnerit të Milanit në prag të ndeshjes në San Siro që vlen një vend në kompeticionin më të rëndësishëm evropian.

15:28
“Dasma me BE-në më e bukura”, Balla ironi me zgjedhjet për kreun e PD: Votoni si të doni demokratë, 100% do dalë Saliu

Në aktivitetin e anëtarësimeve të reja të Partisë Socialiste në Vorë, ku iu bashkuan forcës politike 329 anëtarë të rinj, Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, e vendosi theksin te objektivi i integrimit europian dhe puna organizative në terren.

15:23
Nga kampion bote në pronar klubi, Lukas Podolski njofton tërheqjen nga futbolli

Lukas Podolski, ish-sulmuesi i shquar i kombëtares gjermane dhe kampion i botës në vitin 2014, ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij nga futbolli profesionist në moshën 40-vjeçare.

15:18
“U bë si në kohën e Enverit, me urdhër”, demokratët shpërthejnë kundër zgjedhjeve me një kandidat: Kjo është farsë e Berishës

Ditën e sotme Partia Demokratike po zhvillon zgjedhjet për kryetar, me kandidat të vetëm Sali Berishën.

15:13
Kushtoi më shumë i larguar se në stol! Shifra marramendëse që merr Benitez pas dështimit në Greqi.

Rafa Benitez nuk është më trajner i Panathinaikos. Pas 7 muajsh në stolin e ekipit athinas, klubi grek dhe trajneri spanjoll kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje.

14:55
“Të parët në rajon, 65.7 mln euro fonde nga KE”, gazetari i njohur përgënjeshtron të dhënat e ministrit të jashtëm të RMV: Jeni dhjetëra miliona larg Shqipërisë

Dy ditë më parë në Maqedoninë e Veriut bëri bujë lajmi i shpërndarë nga Ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timcho Mucunski.

14:46
Testi për udhëtim drejt Marsit, SpaceX çon anijen Starship në hapësirë, Elon Musk: Një hap më afër planetit të kuq

SpaceX përmbylli një tjetër test të raketës së tij gjigante Starship. Ulja e planifikuar në Oqeanin Indian u shoqërua me një shpërthim spektakolar pas hyrjes në atmosferë.

14:35
Kontroll në burgun e Peqinit, zbulohen celularë, raki, uiski dhe verë në qeli

Një kontroll i zhvilluar në ambientet e IEVP Peqin ka zbuluar sende të ndaluara në posedim të disa të dënuarve të sigurisë së lartë.

14:25
Manipulim me 242 mijë vota, në Kosovë do ndryshojnë rregullat pas parregullsive në zgjedhje. 10% rinumërim

Mbi 242 mijë vota të qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit u manipuluan nga komisionerët komunal, dukuri kjo që komprometoi gjithë procesin e numërimit të votave.

14:22
Derbi Torino-Juventus, tensione të larta; ndalohen ngjyrat dhe simbolet bardhezi, reagon ‘Zonja e Vjetër’

Derbi i Torinos ndizet përpara fillimit të tij dhe jo për arsye që lidhen me fushën e lojës. Torino shpreson t’i mbyllë përfundimisht Juventusit rrugën për në Ligën e Kampioneve, ndërsa Zonja e Vjetër shpreson ende.

14:17
Nuk shkoi as në dasmën e të birit, Axios: Trump po përgatit sulmin final kundër Iranit

Donald Trump po përgatit goditjen finale kundër Iranit: Sipas Axios, burime pranë presidentit amerikan flasin për nisjen e një operacioni ushtarak përfundimtar në shkallë të gjerë, pas të cilit kreu i Shtëpisë së Bardhë të shpallë fitoren dhe t’i japë fund luftës.

14:01
Referendumi për Berishën, mbi 19 mijë anëtarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrja rreth 37%

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, bëri të ditur se deri në orën 13:00 kanë votuar 19,102 anëtarë në referendumin për kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

13:46
Bie lajmi i marrëveshjes? Irani: Propozimi amerikan, me kërkesa të tepruara

Në mesin e raporteve se administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatit sulme ndaj Iranit nëse negociatat për të arritur një marrëveshje dështojnë, misioni i Iranit pranë Kombeve të Bashkuara e akuzoi SHBA-në për “kërkesa të tepruara” që po i shtyjnë negociatat e paqes drejt shembjes.

13:40
Luca Toni dhe largimi i Pep Guardiolës: Tani që është i lirë, do shkoja me të dhe Robin në Maldive. Herët a vonë do të drejtojë Brescian

‘Tani që Pep është i lirë, do të shkoja me të dhe Robin në Maldive’-Kur bëhet fjalë për batutat dhe shakatë, Luca Toni është gjithnjë në radhë të parë, sidomos nëse në tryezë janë edhe miqtë e Brescias së tij në fillim të viteve 2000, ajo e Carlo Mazzones

13:36
Ballkani në fokusin e SHBA, raporti i DASH: Jo më udhëheqje amerikane, por partneritet

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi një raport të ri ku e paraqet Ballkanin Perëndimor si rajon me rëndësi të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe ekonominë amerikane, duke theksuar se stabiliteti i tij e bën SHBA-në “më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë”.

13:35
Le t’i lëmë mënjanë pretendimet për flotiljet e Gazës

Nga Galit Peleg, Ambasadore e Izraelit në Shqipëri

13:14
Video/ Dhuna barbare ndaj kreut të AKU në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë dhe…

Drejtori i Autoritetit Kombëtar te Ushqimit ne Shkodër, Ramir Haderi, është goditur me sende të forta të pak ditë më parë në qytetin e Shkodrës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

13:07
“27+1”, një Kombëtare, një ëngjëll dhe ëndrra që nuk vdes kurrë

Futbolli shpeshherë na kujton se është shumë më tepër se një lojë; është një histori e gjallë njerëzore, e mbushur me gëzime, triumfe, por ndonjëherë edhe me tragjedi që të thyejnë zemrën.

12:52
Nata e yjeve të filmit në Kanë, festivali i filmit mbyllet mes shkëlqimit, filmave të rinj dhe debateve për AI

Festivali i Filmit në Kanë po shkon drejt mbylljes këtë të shtunë me ceremoninë tradicionale të ndarjes së çmimeve, pas dy javësh të mbushura me premiera botërore, tapete të kuq, yje të kinemasë dhe debate të forta në industrinë e filmit.

12:48
“Festë në Sokak”, Gjirokastra ndez netët e verës me muzikë, traditë dhe polifoni

“Festë në Sokak”, një traditë që prej vitesh i jep jetë netëve të verës në Gjirokastër, riktheu edhe këtë herë atmosferën festive në zemër të qytetit muze.

12:48
Fotolajm/ PD e përjashtoi nga kandidimi, demokrati ia jep votën….Mereme Selës

Edhe pse Mereme Sela nuk arriti dot të ishte në garë ‘kokë më kokë’ me Sali Berishën, ajo u bë ‘pjesë’ e procesit të zgjedhjeve në Partinë Demokratike.

12:46
Pranvera e artit në Vlorë , karikaturisti Arben Meksi spikat në “Ekspozitën e Pranverës”

Është çelur në sallën e Galerisë së Arteve në Vlorë “Ekspozita e Pranverës”, një nga aktivitetet artistike që sjell së bashku emrat më të njohur të pikturës vlonjate dhe krijimtarinë e tyre më të fundit.

12:34
“Është koha që NATO t’i tregojë dhëmbët Rusisë”, presidenti çek kërkon reagim më të ashpër ndaj Moskës

Presidenti çek, Petr Pavel, i bëri thirrje NATO-s që “të tregojë dhëmbët” në përgjigje të testimit të përsëritur që Rusia po i bën vendosmërisë së aleancës në krahun e saj lindor.

12:15
Napoli, De Laurentiis thotë ‘jo’, refuzohet oferta 2 miliardë euro nga SHBA

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka refuzuar një superofertë nga SHBA prej 2 miliardë eurosh për blerjen e Napolit, një shifër kjo rekord që tejkalon vlerësimin aktual të klubit, duke vendosur të mbajë drejtimin e klubit teksa afron 100 vjetori i themelimit të tij.

12:13
“Mos vdeksha pa e parë Berishën lart”, demokrati shkon të votojë për Berishën: Më humbi karta para votimeve

Një anëtar i Partisë Demokratike në Fier është shprehur gjatë procesit të votimit se ka shkuar për të votuar kryetarin e partisë dhe se sipas tij PD po ndjek një rrugë të drejtë.

12:06
Referendumi për Berishën, pjesëmarrje 23% deri në orën 11:00, 11.906 anëtarë të PD kanë votuar

Deri në orën 11:00, në referendumin brenda Partisë Demokratike kanë marrë pjesë 23% e anëtarëve me të drejtë vote.

11:56
Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari lidhur me problematikën e ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të hapësirave publike, që çuan edhe në arrestimin e shefit të komisariatit, është larguar ndërkohë nga detyra edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të IKMT-së së Vlorës Elton Caslli.

11:53
‘Koha nuk është në favor të Rusisë’, shefi i inteligjencës së Estonisë: Humbjet në fushëbetejë dhe dhimbja ekonomike shtojnë presionin mbi Putinin

Kreu i inteligjencës së jashtme të Estonisë, Kaupo Rosin, ka deklaruar se Rusia po përballet me presion në rritje ushtarak dhe ekonomik në luftën kundër Ukrainës dhe se “koha nuk është në favor të saj”.

11:49
Botërori 2026, alarmi për Ebolan: Republika Demokratike e Kongos të izolohet për 21 ditë përndryshe nuk mund të vijnë në SHBA

Kombëtarja e Republikës Demokratike e Kongos, e kualifikuar për në Botërorin e kësaj vere do të duhet të qëndrojë e izoluar për 21 ditë përpara se të hyjë në SHBA, për shkak të epidemisë së Ebolas që po godet vendin.

11:34
Pankina e Italisë, Mancini: Të kthehem si trajner i Kombëtares? Pyetja e radhës…

‘Unë trajner i Italisë? Pyetja e radhës. Nuk jam këtu për të folur për këtë’-Kështu u shpreh Roberto Mancini kur gjatë një eventi, u pyet në lidhje me mundësinë e kthimit në pankinën e skuadrës 4 herë kampione të botës.

11:27
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës.

11:26
Referendumi në PD, Berisha voton për veten, shoqërohet nga bashkëshortja e tij/ Kreu i selisë blu: Proces shembullor

Gjatë procesit të referendumit brenda Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha mori pjesë në votim, duke hedhur votën e tij, në një proces ku ai është i vetmi kandidat.

11:19
Përmbytje shkatërruese në Afganistan, të paktën 24 viktima brenda 48 orëve

Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë shkaktuar të paktën 24 viktima në Afganistan gjatë 48 orëve të fundit, sipas autoriteteve rajonale dhe agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të qeverisë.

11:17
“Procesi në PD po zhvillohet normalisht”, deputetja e PD: Asnjë problematikë në qarkun e Korçës

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, ka deklaruar se procesi zgjedhor brenda partisë po zhvillohet normalisht dhe në përputhje me statutin dhe kuadrin ligjor të PD-së.

11:08
U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

11:05
Juventus, Elkann konfirmon Spallettin. Nga Alisson te një sulmues, 5 kërkesat e trajnerit për përforcimin e skuadrës

Luciano Spalletti do të mbetet te Juventusi. Kjo është linja e përcaktuar nga drejtuesit bardhezinj, do të vazhdohet me trajnerin që mund të garantojë një rritje të cilësisë që iu afrua këtë vit dhe që është e nevojshme për sezonin e ardhshëm. John Elkann e mendon kështu. Po Spalletti?

11:03
Kinematografia shqiptare në zi, aktori i mirënjohur Birçe Hasko shuhet në moshën 84-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, një prej figurave më të vlerësuara të skenës dhe ekranit.

10:47
Dy operacione në 24 orë, Policia kap në Kavajë dhe Durrës dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet dhe operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet partnere europiane.

10:47
Sa demokratik është procesi, kur anëtarët e PD kanë vetëm një kandidat? Topalli: Rasti i Berishës është unik, ka tejkaluar politikën dhe ka hyrë në simbolikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka komentuar procesin zgjedhor brenda PD-së dhe rolin e Sali Berishës në parti.

10:45
Gara e çmendur për Topin e Artë 2026, Dembélé kryeson, e ndjek Kane dhe Ronaldo që nuk dorëzohet!

Gara për Topin e Artë të këtij edicioni ka marrë një rrjedhë tërësisht të papritur dhe shifrat e fundit të pretendenteve kryesorë zbulojnë një panoramë fantastike.

10:39
Ku fshihet Putini/ Izolimi, frika nga atentati dhe misteri që rrethon vendndodhjen e tij

Raportet e mediave ndërkombëtare dhe të disa agjencive evropiane të inteligjencës pretendojnë se Presidenti rus Vladimir Putin ka kufizuar ndjeshëm daljet e tij publike dhe ka rritur në mënyrë të konsiderueshme masat e sigurisë personale, në një nivel të përshkruar si “të paprecedentë” në fazën aktuale të presidencës së tij.

10:29
Trump sulmon sërish Colbert pas mbylljes së “The Late Show”, shpërndan video me IA duke e hedhur moderatorin në koshin e plehrave

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka reaguar në mënyrë të ashpër dhe ironike pas përfundimit të emisionit të njohur të natës “The Late Show”, të drejtuar nga komediani Stephen Colbert në rrjetin televiziv CBS, i cili u mbyll pas 11 vitesh transmetim.

10:28
Referendumi për Berishën, Kaso: Procesi i qetë/ Demokrati refuzon të thotë sa anëtarë do të votojnë

Demokrati Ivi Kaso, deklaroi se votimi në referendumin në PD po zhvillohet normalisht në të gjithë vendin, pa asnjë problematikë.

10:18
Inter, përforcim i dyfishtë në mesfushë; Konè, brenda 1 muaji dhe më pas Jones, bisedimet…

Manu Konè dhe Curtis Jones mund të jenë përforcimet e Interit në repartin e mesfishës. Presidenti Marotta dhe Ausilio po studiojnë prej kohësh blerjen e dyfishtë në merkato për të përmirësuar skuadrën. Është elementi që i duhet Cristian Chivut për të rritur nivelin e ekipit edhe në Evropës pas dominimit në Itali me fitoret e dy trofeve të fundit. Të dy futbollistët do të zëvendësonin Mkhitaryan dhe Frattesi.

10:15
Përplasje e hapur mes Trump dhe republikanëve në Kongres, konflikte për buxhetin dhe politikat po rrezikojnë unitetin e Partisë Republikane para zgjedhjeve 2026

Përplasja mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe republikanëve në Kongres po thellohet, ndërsa mosmarrëveshjet për disa politika kyçe kanë bllokuar bashkëpunimin brenda partisë.

09:57
“Nëse nuk plotësojnë kushtet s’kanë pse të jenë në garë”, Bozdo: Më mirë një proces i vlefshëm se sa një garë me kandidatë sa për numër

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ka bërë thirrje demokratëve që të shfaqin vullnetin e tyre duke hedhur votën për referendumin në PD.

09:52
Sulmi me 6 të vdekur dhe 39 të plagosur në konviktin e studentëve, Putin premton hakmarrje ndaj Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka premtuar hakmarrje pas sulmit me dron ukrainas që goditi një konvikt studentësh në Starobilsk, Ukrainën lindore. Sipas tij, 6 persona humbën jetën, 39 u plagosën dhe 15 të tjerë janë ende të zhdukur.

09:46
Në fletën e votimit vetëm emri i Berishës, deputetja Jorida Tabaku batuta me gazetarët: Ishte shkurt

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka nisur këtë të shtunë që prej orës 08:00 në gjithë vendin.

09:43
Formula 1/ Terror në familjen Prost. Ish piloti i Ferrarit grabitet në shtëpi dhe plagoset në kokë, detajet…

Alain Prost u plagos në kokë gjatë një grabitjeje në vilën e tij në Nyon, në liqenin e Gjenevës. Një bandë grabitësish të martën e kaluar hynë në banesën e ish pilotit 4 herë kampion i botës në Formula 1.

09:30
E pazakontë në takimin për Reformën Territoriale në Dibër, qytetarja: Populli është i kënaqur, PS ka punuar

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë dëgjesës publike për Reformën Territoriale të mbajtur në Dibër.

09:26
Gjendet pa shenja jetë një 31-vjeçar në Durrës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak

Një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete, mëngjesin e sotëm në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, në Durrës.

09:17
Dhunë në paraburgimin e Vlorës, biznesmeni i akuzuar për vjedhje në Itali përfundon në spital

Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction” Eduart Alikaj, i cili është i paraburgosur në burgun e Vlorës pasi akuzohet se ka vjedhur disa makineri në Itali, është dhunuar barbarisht në qeli.

09:12
FNSH e ruante në Fier, por 41-vjeçari përfundon në Greqi dhe shkëmben zjarr me policinë. Çfarë ndodhi sot në Athinë?

Në orët e para të së shtunës, një 41-vjeçar shqiptar u përfshi në shkëmbim zjarri me policinë greke në zonën e Mikrolimano, Athinë.

08:54
Sot zgjedhjet në PD/ Nis procesi i votimit, Berisha në garë i vetëm

Sot mbahen zgjedhjet për kreun e PD, një proces pa garë, ku në fletën e votimit figuron vetëm emri i Sali Berishës.

08:32
Nis procesi i votimit në Korçë, anëtarët e PD-së drejt kutive për të konfirmuar Sali Berishën pa rival

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka nisur këtë të shtunë edhe në qarkun e Korçës.

08:23
Pro, kundër ose abstenim, mbahet sot referendumi për Berishën në krye të Partisë Demokratike

Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për kreun e saj. Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00.

08:20
Po sikur diplomacia të “dështojë”/ Opsionet e rrezikshme të Trump për të përkulur Iranin

“Një orë para urdhrit për sulm ndaj Iranit”, Donald Trump tërhiqet nga opsioni ushtarak pas presionit nga aleatët e Gjirit, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të mbeten të larta dhe opsionet e Uashingtonit ndaj Teheranit mbeten të kufizuara dhe me rrezik të lartë për përshkallëzim ekonomik dhe ushtarak.

08:20
Foto/ Përleshje me armë në Greqi, plagoset shqiptari. Arrestohet i dyshuari

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një përleshjeje me armë në Mikrolimano, Athinë.

08:00
Dështojnë bisedimet për çarmatimin bërthamor, konferenca globale mbyllet pa marrëveshje

Pas katër javësh negociatash intensive, vendet që kanë nënshkruar Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) dështuan të premten të arrijnë një marrëveshje mbi një tekst që do të riafirmonte objektivat e çarmatimit dhe mospërhapjes bërthamore.

07:53
“Përbindëshi” i thellësive, shkencëtarët zbulojnë kërmillin misterioz që jeton në Oqeanin Paqësor

Një specie e re dhe e pazakontë kërmilli deti është zbuluar nga shkencëtarët japonezë në thellësitë ekstreme të Oqeanit Paqësor, duke vendosur një rekord të ri botëror për grupin e njohur si “limpets të vërtetë”.

07:47
SpaceX lëshon me sukses Starship V3, anija gjigante kozmike e Elon Musk realizon testin kritik

SpaceX ka realizuar me sukses lëshimin e anijes së saj më të madhe dhe më të fuqishme, Starship, nga baza e saj në Texas, vetëm dy ditë pasi themeluesi i kompanisë, Elon Musk, njoftoi se SpaceX do të bëhej kompani publike.

07:40
Shpërthime dhe zjarr në New York, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur në kantierin detar

Një person humbi jetën dhe 36 të tjerë mbetën të plagosur pas një zjarri të madh të shoqëruar me dy shpërthime në një kantier detar në New York City, thanë autoritetet lokale.

07:22
Administrata Trump ndryshon rregullat për kartat jeshile, aplikantët duhet të largohen nga SHBA gjatë procesit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikën e emigracionit, duke kërkuar që personat që aplikojnë për kartë jeshile të largohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë procesit të aplikimit.

07:16
Tragjedi në Kinë/ Shpërthim në një minierë qymyri, të paktën 82 të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm gazi në një minierë qymyri në veri të Kinë ka shkaktuar një tragjedi të rëndë, duke lënë të paktën 82 të vdekur, sipas mediave shtetërore kineze.

07:11
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

01:25
Rregulla të reja për “Green Card”, SHBA ndryshon aplikimet për llotarinë amerikane, kërkohet kthimi në vendlindje

Administrata Trump ka vendosur të ndryshojë rregulloren, duke kërkuar tani që individët të cilët pretendojnë rezidencë të përhershme në SHBA, duhet të aplikojnë nga vendet e tyre të origjinës.

00:33
Zbulohet avioni i veçantë që do të dërgojë Argjentinën në SHBA, Messi mbetet kryefjala e dizajnit

Linja ajrore shtetërore “Aerolíneas Argentinas” prezantoi të premten në aeroportin ndërkombëtar të Ezeizës aeroplanin spektakolar që do të transportojë ekipin kombëtar argjentinas në Kupën e Botës 2026.

E premte, 22 Maj 2026
23:00
Single apo në një lidhje? Gjesti zbulon të vërtetën në “Goca dhe Gra”: Femra që të duan për interes ka, por…

Single apo në një lidhje? Gjesti zbulonj të vërtetën në “Goca dhe Gra”: Femra që të duan për interes ka, por…

23:00
Ekskluzive/ Ernest Muçi tregon emocionet e finales ku fitoi Kupën e Turqisë: Shqiptarët nuk më lanë asnjëherë vetëm

Turqia është ngjyrosur kuqezi mbrëmjen e sotme, teksa Ernest Muçi ka ngritur lart trofeun e Kupës së Turqisë me fanellën e Trabzonsporit.

22:58
E turpshme / Ish-kampioni i botës e kërkon për “nxemje”, anglezët nënvlerësojnë keq Kristjan Prengën!

Lajmi se Kristjan Prenga do të ndeshet me ish-kampionin e botës, Anthony Joshua, nuk është më një sekret.

22:58
Analiza/ Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS

Nga Ervis Iljazaj